Studimi/Vaksina e AstraZeneca ngadalëson përhapjen e virusit

Në një studim të publikuar në Britaninë e Madhe është arritur në përfundimin se vaksina e AstraZennecës mund të zvogëlojë përhapjen e Covid-19. Rezultatet janë vlerësuar si "absolutisht të shkëlqyera" nga sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

"Vaksinat janë rruga më e mirë për të dalë nga kjo pandemi dhe ne po bëjmë përparim fantastik në vaksinimin e më të prekshmëve," tha ai.

Kjo është edhe hera e parë që vërtetohet se një vaksinë zvogëlon transmetimin e virusit.

Rezultatet e studimit sugjerojnë që vaksina mund të ketë një efekt "thelbësor" në vënien nën kontroll të transmetimit të virusit.

Kjo do të thotë që ajo mund të ketë një ndikim më të madh në luftën kundër pandemisë, pasi çdo person që vaksinohet do të mbrojë indirekt edhe njerëzit e tjerë.

Studimi nga Universiteti i Oksfordit, mati ndikimin në transmetim duke testuar personat të cilët mund të shfaqnin infeksione asimptomatike, duke testuar pjesëmarrësit çdo javë për të parë rastet kur mund të infektohen. Studimi zbuloi se vaksina ofronte 76% mbrojtje efektive nga një dozë e vetme për tre muaj. Efektiviteti i vaksinës u rrit me një diferencë kohore më të gjatë prej 12 javësh mes dy dozave.

Kur jepet doza e dytë, studimi zbuloi se niveli i mbrojtjes i siguruar nga vaksina Oxford-AstraZeneca rritet në 82%.

Britania e Madhe e ka veçuar veten nga shumë vende të tjera duke i dhënë përparësi dhënies së dozës së parë sa më shumë njerëzve që është e mundur, duke vonuar dozën e dytë për rreth 12 javë. Qëllimi është të shpëtojë më shumë jetë duke i dhënë një farë mbrojtje një numri më të madh njerëzish, por është përballur me kritika nga Shoqata Mjekësore Britanike për ndjekjen e kësaj rruge pa mbështetje ndërkombëtare.

Britania e Madhe ka dhënë një doze vaksine antiCovid për 9.6 milion persona deri më tani, ndërkohë që ka filluar dhënia e dozës së dytë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë