Studimi/Veset e këqia, sa
orë jetë ke humbur sot?

Studimi/Veset e këqia, sa <br />orë jetë ke humbur sot?
Nëse shëtisni në këmbë, hani fruta dhe perime e pushoni rregullisht fitoni disa orë jetë më shumë. Por ky bonus humbet nëse më pas i ktheheni alkoolit dhe duhanit. Kujtoni pak video lojën e Super Mario, dhe teorinë e re që llogarit minutat që zbriten ose i shtohen qëndrimit të tyre në tokë.

Një reflektim mbi mënyrën se si ndikojnë në jetën tuaj të përditshme gjestet e vogla. Llogaritë janë bërë nga David Spiegelhalter, profesor i Biostatistics në Universitetin e Kembrixhit, në një studim të publikuar në British Medical Journal.

"Mikrojeta"

Eksperti ka shpikur termin "mikrojeta" për të treguar se si ndikojnë në jetën tonë sjelljet e këqia të përditshme dhe të përsëritshme. Një "mikrojetë" është e barabartë me gjysëm ore jetë të humbur ose të fituar, në bazë të mënyrës sonë të të sjellurit. Eksperti ka përllogaritur se çdo dy cigare të tymosura, humbet gjysëm ore jetë, çdo 5 kg mbi peshë humbet një tjetër mikrojetë, e njëjta kohë jetë humbet për çdo gotë alkool më shumë në ditë se sa masa e rekomanduar.

Por ka edhe mundësi për të fituar mikrojetën, nëse ju keni zakone të shëndetshme të të sjellurit: nëse ju e nisni një ditë me fruta dhe perime, dhe konsumoni ata në sasinë e duhur, fitoni dy orë jetë.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 27 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…