Studimi, zbulohet antitrupi
që vret çdo formë të tumorit

Studimi, zbulohet antitrupi<br />që vret çdo formë të tumorit
Hulumtuesit e Universitetit “Stanford” në Kaliforni kanë zbuluar ilaçin, i cili “ka vrarë” apo zvogëluar secilën formë të tumorit kundër të cilit është përdorur. Ky ilaç bllokon proteinën e quajtur CD47, të cilin qelizat kancerogjene e prodhonë në sasi të mëdha për të “mashtruar” sistemin imun të organizimit, kështu që ai pastaj nuk i shkatërron qelizat e kancerit. Shkencëtarët krijuan antitrupin që bllokon proteinën CD47, duke e detyruar në këtë mënyrë që sistemi imun të sulmojë qelizat e kancerit.

“Kemi treguar se madje edhe kur tumori forcohet, antitrupi mund ta shërojë tumorin apo ta ngadalësojë rritjen e tij dhe të pengojë metastazat”, tha biologu Irving Vajsman nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Stanfordit.

Ilaçi u dëshmua efikas kundër disa llojeve të tumorëve që u ishin injektuar minjve, duke përfshirë edhe tumorin e gjirit, vezoreve, zorrës së trashë, mëlçisë, trurit, prostatës dhe fshikzës. Në të gjitha rastet antitrupi arriti të stimulojë sistemin imun të minjve për të shkatërruar qelizat e kancerit.

“Ky është trajtimi i parë me antitrupa, i cili u dëshmua efikas kundër një numri të madh të tumorëve të ngurtë dhe reaksionet janë vërtetë fantastike, kështu që do të vazhdohet me kërkime klinike gjatë dy vjetëve të ardhshëm”, thuhet në ueb faqen e Universitetit Stanford.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar javën që kaloi në ueb faqen e Akademisë Nacionale të Shkencave.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi