Studim/Ja sa kohë duhet për ta kthyer një të njohur në një mik të vërtetë

Studim/Ja sa kohë duhet për ta kthyer një të njohur në një mik të vërtetë

Sipas hulumtimeve të reja për ta njohur një person duhet mes 80 dhe 100 orë.

Kjo do të thotë që nëse bëni një festë katër ditore me dikë që sapo ke takuar ka shumë mundësi që në fund të saj të përfundoni miq.

Miqësia është një faktor i rëndësishëm dhe ndikues në jetën tonë të përditëshme, e cila tregon më shumë kënaqësi, shëndet më të mirë dhe mirëqënie të përgjithshme.

Megjithatë sipas një sondazhi të zhvilluar në vitin 2016 zbuloi se gati  tre të katërtat e amerikanëve ndjehen të vetmuar, duke shkaktuar problem të shumta në personalitetin e individëve.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kansasit, koha është çelsi i këtij problem.

Ndërsa sipas disa studiuesve të cilët thonë se janë disa faktorë që ndikojnë në këtë problem, një shembull është pasi ne jemi aq të lidhur me mediat sociale sa që kjo na izolon nga realiteti, një nfaktor tjetër është edhe mosha pasi sipas studimeve pas moshës 30 vjeçare është më e vështirë bërja e miqve të rinj.

Autori i këtij studimi është Dr Jeffrey Hall, i cili kreu një studim për kohën që duhet që ne të bëjme një të nohur mik.  

Për t’i gjtur përgjigje kësaj pyetje, Dr Hall ka shpenzuar shumë nga karriera e tij duke studiuar miqësi dhe ndërveprime shoqërore. Në një studim ai mori 429 studentë të cilët kohët e fundit u zhvendosën në një pjesë tjetër të SHBA-së për të vazhduar studimet e tyre dhe ai zbuloi se sa më shumë  që kalonin me njëri-tjetrin aq më shumë forcohej miqësia midis tyre.

Por për të arritur statusin e “miqësisë së ngushtë” duhet më shumë kohë. Njerëzit I konsiderojnë të afërt miqtë e tyre të rinj pasi kanë kaluar më shumë  se 300 orë së bashku, por jo për të gjithë koha e kaluar së bashku ishte e njëjtë ose kishin të njëjtin efekt në afërsi që njerëzit ndjenin të tjerët.

"Nuk mjafton të jesh vetëm në shoqërinë e dikujt ... është e rëndësishme sa kohë kaloni bashkë", tha Dr Hall.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun