'Studio Live'/ Avokati Islami: Më 11 maj nuk ka zgjedhje, Kushtetua do të ndryshojë

Avokati Zaçe Islami tha në 'Studio Live' se zgjedhjet nuk do të bëhen më 11 maj. Sipas tij, nga Uashingtoni ka ardhur një letër për t'u tërhequr nga ideja e qeverisë teknike. Kurse Kujtim Gjuzi thotë se partia që drejton ka një njeri mjaft të besuar pranë presidentit Trump dhe hedh idenë se ka një shans t'i hiqet non-grata Sali Berishës.

Zace: Urdhri për t’u tërhequr nga qeveria teknike ka ardhur nga Uashingtoni.

Nuk do bëhen zgjedhje, më 11 maj. Do bëhen në tetor. Do bëhen zgjedhje me një sistemi politik të ndryshuar nga republikë parlamentare në republikë presidenciale. Do bëhet qeveri teknike, por jo nga këto dy parti. Do bëhet qeveri teknike me njerëz që nuk kanë qeverisur më parë. Do ndryshohet kushtetuta. Do ketë 2 dhoma. Lodhen kot, rrahin ujin në havan.

Gjuzi: Pranë zyrës së Trump, PKK ka njeri shumë të besuar afër tij, për politikat rajonale në Evropën juglindore. Nuk ka shans që të mos ketë një konsulencë me të. Kam pasur dhe ftesën për të vajtur atje. Ishte rreziku i lartë dhe nuk mund të shkoja. Njerëzit tanë atje e kanë njohur presidentin amerikan. Ka një shans të hiqet non grata.


Lajmi kryesor:

Propozimi i Berishës për dy gjinitë, Kujtim Gjuzi: Ka kryetarin e grupit, mbështetës të LGBT, 5 drejtues qarqesh i ka njerëz të Sorosit! Avokati: Trump nuk i heq non-gratën


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Mars, 00:12

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Dy fitore radhazi, Skënderbeu mposht 0-3 Bylisin në 'Adush Muça'! Korçarët 'komplikojnë' zonën e ftohtë

Superliga/ Dy fitore radhazi, Skënderbeu mposht 0-3 Bylisin në 'Adush Muça'! Korçarët 'komplikojnë' zonën e ftohtë