Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur

Fredi Beleri arriti të marrë lejen dhe të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian në Strasburg. Megjithatë deklarata e tij, ngriti mjaft polemika, teksa nga Athina deklaroi se Himarën nuk do ta lërë nëna Greqi.

Gazetari Anri Bala thekson për Arbër Hitajn në Studio Live se Beleri tashmë është një kapitull i mbyllur mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi dje u pa një foto mjaft miqësore në Londër mes Ramës dhe Mitsotakis.

'Fredi Beleri deri tani është parë si mjet për qëllimet e Mitsotakis. Foto e djeshme e Ramës me kryeministrin grek tregon se Beleri është njësoj siç janë zyrtarët e Ramës për Ramën kur kanë raporte me drejtësinë. Takimi i djeshëm kapitull i mbyllur i drejtësisë për Belerin. Foto e djeshme në Angli, tregon jo më pak se Greqia është tërhequr në punët e brendshme të Shqipërisë.

Fredi Beleri, një person i dënuar me vendim të formës së prerë, të largohet jashtë vendit pa vendim gjykate. Sipas jnë neni të KPP, duhet të merrte leje vetëm nga gjykata jo nga drejtoria e brugjeve,. Deklarata e Belerit janë të qarta, bën politikën e shtetit grek. Himariotët kanë nënën Greqi nga pas. Ai e kishte për të gjithë himariotët.'

Ndërsa gazetari dhe analisti Mentor Kikia tha në lidhje Skype se Beleri u shpreh në atë mënyrë mjaft i mllefosur ndaj asaj që ka ndodhur këto kohë me të ndaj Shqipërisë, si dhe dukej shumë emocional.

'Deklaratat e tij në momentin kur mbërriti në Athinë ishin të mbushura me mllef për atë që la pas dhe që duhet ta vazhdojë kur të kthehet. Është një 2 vjeçar i mbushur me akuza, për një proces sipas tij me prova të inskenuara. Ajo që deklaroi ishte emocionale, por ndërkohë ka edhe mllefosje. Pa dyshim s’janë kurrkund deklarata serioziteti politikani. Aq më keq që lidhen me një eurodeputet.

Por zbulojnë atë që konsiderohet imazhi i vërtetë i atij që do të ishte kryetari i bashkisë Himarë. Ka pasur një background aspak dinjitoz. Një politikan që nuk premton aspak mjedis të qetë por një mjedis nxitës konflikti. Duke parë ato deklarata ishte fat që zoti Beleri  nuk mori drejtimi ne bashkisë Himarë. Do kishte probleme mes qytetarëve shqiptarë dhe grekëve. Nuk do aspak rol në parlament Fredi Beleri. Është politikan modest, aspak i konsiderueshëm. S’do mund të ndërtojë dot asnjë diskutim atje. Atë minutazhin atje do ta shfrytëzojë kundër Shqipërisë. Është një deputet i ekstremizmit grek.'        

Me lidhje Skype analisti Genc Burimi shprehet se Beleri tashmë është një humbje kohe. Sipas tij shteti shqiptar ka vepruar me dy standarde, pasi ka lejuar Belerin të betohet para zgjedhësve grek dhe europian dhe jo ndaj atyre shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
'Beleri, humbje kohe', Genc Burimi: Trajtim i dyfishtë! U lejua të betohet para zgjedhësve grek dhe jo para atyre shqiptarë

 

Analisti Genc Burimi theksoi në Studio Live se Beleri u lejua të shkoj përpara zgjedhësve grek dhe jo shqiptarë, teksa u lejua të bëjë betimin për zgjedhësit grek në Parlamentin Europian dhe jo për ata shqiptarë në bashkinë e Himarës. Kjo sipas Burimit është një standard i dyfishtë.

'Unë nuk di çfarë ka thënë Beleri dhe as më intereson. Dua ta orientoj debatin ndryshe. Beleri është humbje kohe. Pse sot Shqipëria diskriminon zgjedhësit shqiptar dhe favorizon zgjedhësit grek? U lejua Beleri të bëjë betim para zgjedhësve grek dhe europian dhe nuk u lejua të bëjë betim para zgjedhësve shqiptarë. Beleri i dënuar u lejua të shkoj në Strasburg. Berisha i padënuar nuk lejohet të shkoj në parlament. Mua kjo më intereson. Më interesojnë zgjedhësit shqiptarë. Shqipëria është shumë larg debateve në perëndim. Si lejohet një person të shkoj të bëjë temana zgjedhësit grek dhe të mos lejohet zgjedhësit shqiptar. Mua kjo më shqetëson, ky trajtim i dyfishtë', shprehet Burimi

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot