'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së

TIRANË - Azgan Haklaj dhe Kujtim Gjuzi nga Harku Opozitar Euro-Atlantik ishin sot në Studio Live për të folur rreth primareve të Berishës dhe debatet që ka nxitur kjo çështje brenda vetë grupit të PD-së.  

Haklaj theksoi për Arbër Hitajn se primaret e Berishës synojnë të godasin grupin e Gazment Bardhit, duke krijuar një parti "bunker" kundër SHBA-së. Ai akuzoi Berishën për përpjekje për të kontrolluar PD-në dhe për marrëveshje të fshehta me Ramën.

'Ato që kam thënë në studio po konkretizohen nga zoti Berisha. Thashë se deklaratat e Berishës dhe Bardhit, bashkim në diversitet po dalin se janë falso. Çfarë do veprimi të bëjë Berisha godet PD? Me primaret do të godasë grupin e Bardhit. Do të vendos vajzën. Do parti bunker kundër SHBA. Deklaratat e Bardhit dhe Flamur Nokës dëshmojnë se aty ka një krizë. Grupi Çiftelia do të eliminojë grupin Kërcimi. Kërcyet për t’ju servilosur Berishës. Berishës i duhet PD. E ka marrë në bashkëpunim me Ramën. Dështoi ta merrte në 8 janar. E mori me marifetin e Agron Zhukrin. Tha atëherë se është i lumtur që nuk fitoi PD. E patë Braimllari do shkojë te Rama. Ka firmosur këshilltar i zotit Berisha. Është në nderin e tyre të largohen. Në 2023. Në koalicion me Metën, këto këshilltar janë firmosur nga Braimllari.'

Gjithashtu, Haklaj kritikoi mënyrën se si janë menaxhuar marrëveshjet me diasporën dhe dyshoi për manipulime të mundshme në votimin e saj.

'Berisha nuk e merr pushtetin dhe thotë do mundim oligarkinë. Gjithë marrëveshjet dhe përpjekjet e fundit për negociatat e diasporës. Nëse regjistrohet përtej parashikimeve të Berishës dhe Ramës do gjejnë artificë për mos votimin e diasporës.'

Gjuzi u fokusua te situata juridike e PD-së dhe ndikimi i primareve, duke përmendur që çështja e vulës së partisë është ende në Gjykatën Kushtetuese. Ai gjithashtu vlerësoi figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, duke e lidhur simbolikisht me debatin aktual.

'Sot është dita e vdekjes 557 i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Këtu jemi në akademinë Konservatore. Për mua PD është në rekurs në GJL. Vula ndodhet atje si pasojë e ankimit. Në një moment të caktuar Haklaj e ka krahasuar Berishën me Skënderbeun.'

Haklaj përmendi "grupin Çiftelia" dhe "grupin Kërcimi" si shembuj të ndarjeve brenda partisë, duke i akuzuar disa figura për shërbim ndaj Berishës. Ai shtoi se PD-ja ka devijuar nga shpresa fillestare për një lëvizje demokratike, duke e konsideruar Berishën përgjegjës për goditjen e pronës dhe ish-të përndjekurve.

'Gjithkush ka mbështetur Berishën si simbol i lëvizjeve 90. Rrëmbeu lëvizjen studentore. Vrau që në qelizë lëvizjen demokratike. Kam pasur gjithë familjarët në burg, kam qenë i persekutuar. Ka qenë shpresë jonë PD. Berisha goditi pronën, ish të përndjekurit. Dhe Skënderbeu ka ditën e sot. Lavdi veprës. Nuk mund të bësh këtë diversion. Është turp për ty. Nëse ke ardhur për shou. Ne jemi miq bashkë në harkun opozitar euroatlantik. Berisha është sanksionuar për korrupsion madhor, për cenim të sigurisë kombëtare. Kam pasur korrespondencë me presidentin Bush. Jam euroatlantik. Nuk kam asgjë personale me zotin Berisha.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
'Kontrolloje veten Azgan', debat i ashpër mes Haklajt dhe Kujtim Gjuzit në 'Studio Live': Kishe probleme te 15-katëshi, the hajde se më rrezikohet jeta

Debat i ashpër në ‘Studio Live’ mesa Azgan Haklaj dhe Kujtim Gjuzit.

Haklaj e sfidoi Gjuzin duke e përmendur një episod nga e kaluara, kur ky i fundit, sipas tij, i kishte kërkuar ndihmë në një situatë kërcënuese. Ai e konsideroi këtë një arsye për t’i kujtuar Gjuzit se duhet të jetë më i kujdesshëm në akuzat dhe qëndrimet e tij.

Gjuzi reagoi duke e mohuar dhe duke e akuzuar Haklajn për tendencë personale kundër Sali Berishës, ndërsa e ftoi të kontrollonte emocionet dhe gjuhën e përdorur.

Haklaj: Kur ke pasur probleme te 15 katshi.  Më ke marrë mua në telefon hajde se po më rrezikohet jeta. Të të vijë turp.

Gjuzi: Turp të të vijë ty. Ti e ke personale me Berishën.

Haklaj: Nuk guxon njeri ta ketë personale me mua.

Gjuzi: Kur të duash. Kur të duash. Kontrolloje veten Azgan! Kujt i thua i turpshëm?!

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im