Studio Live/ Korreshi: Parlamenti me Elisën, dasëm e re me muzikë të vjetër! Burimi: Opozita po kërcënon me destabilizim në prag të zgjedhjeve

Nisja e sesionit parlamentar ka nxitur debat në ‘Studio Live’, me moderatorin Arbër Hitaj në Report Tv.

Deputetët Saimir Korreshi nga PD dhe Lavdrim Krashi nga PS debatuan në distancë lidhur me momentin në prag të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Sakaq, në lidhje Skype ndërhyri dhe gazetari Genc Burimi nga Franca. Korreshi fillimisht u ndal tek drejtimi i këtij sesoni të ri parlamentar nga Elisa Spiropali.

'Me lugë boshe mazhoranca apo me këto qoka i vjen ndoresh shumë. Do jetë frymëzuar Elisa nga busti në Siçili me fytyrën e Edvinit, si të shkosh në dasmë të re dhe të dëgjosh të njëjtën muzikë. Presim një regres në parlament në krahasim me Nikollën. Kjo dhe nga deklaratat e saj për Skënderbeun. Edi është ndoshta kryeministri i parë në botë që e ka përdhosur parlamentin. Mocioni për debat nuk e ka vënë tavën në furrë për të ardhur në parlament. Nuk bën vaki, kjo ndodh në Shqipëri. Kishte një emision me kukulla sesa hapja e sesionit parlamentar.'

Ne jemi vonë për çdo gjë. Edhe pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme. Vonë për Olta Xhaçka.

Diskutime mes mazhorancës dhe opozitës pritet të ketë për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, që si traditë propozohet nga opozita.

'E rëndësishme fakti që përtej se kush bën ofertat, është përgjegjësi i opozitës të bëjë opozitën. E rëndësishme është koha në të cilën ndodhemi. Partitë duhet të jenë të përgjegjshme gjatë gjithë kohës. Ky sesion është shumë i rëndësishëm se nuk ka kohë për të korrigjuar nëse bëhen gabime të qëllimshme. Oferta është shumë serioze përtej emrave. Në fund të fundit edhe nëse janë këto që aludohen, është detyrë e opozitës. Shpresoj, se emrat për avokat të popullit duhet të vijnë nga opozita. Sesion parlamentar i ri që nuk lejon asnjë hap të gabuar prej partive politike, atyre që do jenë provim vitin e ardhshëm për zgjedhjet', thotw Lavdrim Krashi.

Burimi ndezi debatin më tej, pasi sipas tij çështja e Avokatit të Popullit është më e parëndësishmja, në një kohë kur eksponentë të opozitës kërcënojnë vendin me destabilizim në prag zgjedhjesh.

'Nuk besoj se është për të larë gojën, është detyrim kushtetues. Por kjo nuk ka vlerë për shqiptarët e thjeshtë. Më kujtoni kur avokati i popullit ka lënë gjurmë me ndonjë vendim të jashtëzakonshëm. Paloka po thotë se po hyjnë këtë vit në parlament për destabilizim të tjerat janë aperitivë. Llokma e madhe është se nuk ka zgjedhje me Ramën. Drejt kësaj po shkon ky parlament në momentin më deçiziv të parlamentit. E ka si tezë Paloka. Një dinozaur i PD, se këto zgjedhje do bëjmë destabilizim. Këtë moment priten vërtetë gjëra madhore. Çdo zgjedhje në Shqipëri mohohen. Pse të mos propozoj kjo mazhorancë që 3 muaj të lë pushtetin? Shqipëria po shkon drejt problemeve madhore.'

Korreshi thekson se nuk mund të ketë mbarëvajtje të zgjedhjeve me këtë qeveri, prandaj duhet një qeveri teknike.

'Ju keni parë dy raste, Himarën dhe Rrogozhinën ku të dyja opozita fitoi ju patë ça skemash u përdorën që opozita të mos fitonte. Duhet qeveri teknike dhe zgjedhje si në Maqedoni. Përveç 2013 ku ka qenë vërtetë rotacion dhe u la në duar të qytetarëve. Nuk ka patur vit tjetër ku u kontestuan zgjedhjet. Atëherë duhet një qeveri teknike ku të dyja palët të merren me mbarëvajtjen e zgjedhjeve.'

Sipas Krashit Kushtetuta nuk e parashikon një qeveri teknike 3 apo 6 muaj para zgjedhjeve, por mazhoranca shton ai nuk e hedh poshtë si ide.

'Opozita mund të vazhdoj ti thotë këto sa herë të dojë. Rregullat nuk e parashikojnë diçka të tillë. Diskutohet dhe vendoset. Nuk është herë e parë që thuhet. Është e disata herë që thuhet. Duke qenë se kanë frikë dhe kanë humbur me zotin Rama. Nuk e hedh poshtë si ide mund të diskutohet. Kemi kushtetutë dhe kod zgjedhor që nuk parashikon që 3 muaj apo 6 muaj para zgjedhjeve të ketë qeveri teknike. Qeverisja nuk është vetëm organizimi i zgjedhjeve. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik. Ne nuk jemi përpara kësaj situate.'

Sa i përket zërave kundër Bardhit brenda PD-së, Korreshi thotë se ai është nga të vetmit që ka pasur guximin të denoncojë oligarkët me emër si dhe çdo aferë

'A ka patur denoncime më të forta se ato të Bardhit? Këto rrymat, nuk ka njeri brenda PD që nuk pasur guximin dhe kurajon për të denoncuar jo vetëm oligarkët por çdo aferë. Ka shkuar edhe më tej, ne nuk jemi prokurori as gjykatë as vrasës. Opozita ka denoncimin. Prandaj janë organet e drejtësisë. Është lënë vendi për disa vite pa Gjykatë Kushtetuese. Kushtet çojnë në destabilizim. Kam  qenë për qëndresë në parlament, ngujim deri në respektimin e kushtetutës. Për ne qeveria teknike është zgjidhja optimale, mos gjetja e një emëruesi të përbashkët mund të çojë në destabilizim. Duhet të krijojmë besimin e njerëzve, demokratët dhe socialistë do shkojnë për të votuar, por duhet thithur pjesa gri. Është pjesë e madhe.

Pavarësisht se i lëvizëm karrigen, prapë ka hapësirë plot. PD duhet hapur për çdo individ, mjafton të jetë kundër Edi Ramës.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
Kritikat ndaj Bardhit brenda PD-së/ Saimir Korreshi: Nga të vetmit që ka denoncuar oligarkët me emra si dhe aferat

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në Studio Live teksa u pyet nga Arbër Hitaj mbi kritikat në PD kundër Gazment Bardhi tha se ai është nga të vetmit që ka denoncuar oligarkët dhe aferat.

'A ka patur denoncime më të forta se ato të Bardhit? Këto rrymat, nuk ka njeri brenda PD që nuk pasur guximin dhe kurajon për të denoncuar jo vetëm oligarkët por çdo aferë. Ka shkuar edhe më tej, ne nuk jemi prokurori as gjykatë as vrasës. Opozita ka denoncimin. Prandaj janë organet e drejtësisë. Është lënë vendi për disa vite pa Gjykatë Kushtetuese. Kushtet çojnë në destabilizim. Kam  qenë për qëndresë në parlament, ngujim deri në respektimin e kushtetutës. Për ne qeveria teknike është zgjidhja optimale, mos gjetja e një emëruesi të përbashkët mund të çojë në destabilizim. Duhet të krijojmë besimin e njerëzve, demokratët dhe socialistë do shkojnë për të votuar, por duhet thithur pjesa gri. Është pjesë e madhe.'

Ora 18:12
Qeveri teknike para zgjedhjeve? Deputeti i PS, Lavdrim Krashi: Nuk e hedh poshtë si ide, por duhet diskutim

Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi në Studio Live, duke folur për idenë e opozitës për qeveri teknike, tha se nuk hidhet poshte, mund të diskutohet.

Por sipas tij, kushtetuta nuk e parashikon që disa muaj para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike.

Ai thekson se kjo gjë do diskutim, ndërsa ne nuk jemi në të njëjtën situatë me Maqedoninë e Veriut ku kishte qeveri teknike për përgatitjen e zgjedhjeve.

'Opozita mund të vazhdoj ti thotë këto sa herë të dojë. Rregullat nuk e parashikojnë diçka të tillë. Diskutohet dhe vendoset. Nuk është herë e parë që thuhet. Është e disata herë që thuhet. Duke qenë se kanë frikë dhe kanë humbur me zotin Rama. Nuk e hedh poshtë si ide mund të diskutohet. Kemi kushtetutë dhe kod zgjedhor që nuk parashikon që 3 muaj apo 6 muaj para zgjedhjeve të ketë qeveri teknike. Qeverisja nuk është vetëm organizimi i zgjedhjeve. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik. Ne nuk jemi përpara kësaj situate.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VOTUESI I P.S.SH.: 03/09/2024 20:27

    Nuk kemi votuar të lini rrugës qeverisjen.Nuk kuptoj o Trash se ç'farë duhet të diskutohet????DISKUTIMI ËSHTË BËRË MINUT PËR MINUT TË MANDATIT!Kokëlesh a a Korresh si e ke si je HA UDHRA DHE BËNI GAJRET TI E SOJI E SOROLLOPI TËND.

    Përgjigju
  • Nik: 03/09/2024 19:44

    Po si mund te behet debutet ky korreshi komplet karagjoz apo i pranon keta lloj tipash stalla e nongrates.

    Përgjigju
  • Lushnjari: 03/09/2024 18:33

    O korresh ti srregullove pronat e korreshve do rregullosh hallet e shqiptareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë