'Studio Live'/ 'Luli doli një nul', debat mes Valterit dhe Haklajt: Berisha i trembet rekursit në Gjykatën e Lartë

E ardhmja e Demokratëve Euroatlantikë që përfaqësohen nga Lulzim Basha mbetet e paqartë, pasi shumë pjesëtarë të këtij grupi kanë dalë kundër Bashës, përfshirë këtu Enkelejd Alibeajn apo Roland Bejkon.

Në ‘Studio Live’ Report Tv, ish deputetët Azgan Haklaj dhe Halit Valteri komentuan fillimisht për Arbër Hitajn zgjedhjen e PD-së për të kandiduar në Himarë shqiptaro amerikanin Petro Gjikuria.

Haklaj: Pas një beteje të gjatë Berisha lëshoi dhe Belerin. Kemi diskutuar që nuk merr mandatin. E la në rrugë. I duhet të përdor një njeri tjetër shqiptaro amerikan.

Valteri: Deri pak momente më parë në bisedat që bënim flitej për djalin e Belerin, si emër që do sillte një garë pas një vëmendje nga qeveria greke. Berisha më në fund e lëshoi kauzën Beleri, nuk ka më vlerë për të. Ia lëshoi aleatit të tij Dules, që ka 700 vota në Tiranë. Dhe bashkia Himarë do vijojë punën me Vangjel Tavon. Biznesmeni di të bëjë mirë biznes, politikani di të bëjë edhe biznes dhe politikë. Tavo i përket një minoritet të caktuar. Tavon e kam kallëzuar në SPAK si pjesë e lobimeve të LSI. Rama e ka marrë për kalkulim politik, i shërben. Mendoj se Rama nuk ka mundësi të gabojë me zgjedhjet. Opozita i turret interesave momentale, për të vendosur emra gjoja të papërlyer.

Më tej Haklaj shprehu qëndrimin e tij se pse nuk do të jetë në protestë.

'Absolutisht jo. Një protestë familjare, nepotike  për interesat personale të Berishës. E kamufluar për qeveri teknike. Protestat Rithemelimit, pas çdo proteste ka qenë një marrëveshjes për kullë, për komisione. Do kulmonin me bashkërendimin e veprimeve për t’i mësyer SPAK. Protestë kundër SPAK. Protestë për mandatin e Berishës. Do ishte më mirë që ata që dalin të kenë një bluzë të përbashkët: Free Korrupsioni.

Që të dalë Beqaj, Krifca etj. sigurisht që mund të ketë tension. Është një ditë simbolike. Sa herë ka pasur ditë simbolike Berisha ka bërë protestë. 75 vjetori i NATO. Samit për Ukrainën. Dyshja Balluku Rama i grabitën vulën Bashës, siç i morën karrigen. Me një dakordësi mes Ramës dhe Berishës. Nesër Berisha do flas si përfaqësues i opozitarizmit.'

Haklaj sqaroi më pas opsionet që janë diskutuar në Këshillin Kombëtar të drejtuar nga Lulzim Basha për ta ardhmen e grupimit të tij.

'Ka patur disa opsione. Nëse futesh në faqen zyrtare PDSH.al del kush Partia Rithemelimi, udhëheqës Flamur Noka. A është Berisha kryetar? Nëse shkon në gjykatë pas vendimit të Apelit, është përvetësimi i paligjshëm i titullit zyrtar. Me letra është Lulzim Basha. Kush e drejton shkresën policisë së shtetit për protestë. Duhet të firmos kryetari i partisë. Ja lanë zotit Dule se është i njëjti koalicion. Kanë qenë 27 anëtarë të Rithemelimit, dhe në Gjykatën e Faktit ku merret regjistrimi, Sali Berisha nuk është kryetar i Partisë Demokratike.'

Haklaj del kundër ideve të Çollakut apo Alibeajt. Sipas tij zgjidhja në këtë situatë ku vula i kaloi Berishës, është rekursi.

'Strukturat e PD Euroatlantike, strukturat e Rithemelimit nuk janë të legjitimuara janë nul. Kemi ushtrim të aktivitetit politik në mënyrë të paligjshëm të një partie. PD Euroatlantike do i drejtohet GJL me rekurs. Rekursi po i tremb edhe ata që kanë udhëhequr operacionit juridik, edhe Alibeajt, Kthupi. Ne mblodhëm Këshillin Kombëtar. Një tezë e Çollakut ishte fraksion. Tjetra ishte bashkim.'

Valteri komentoi më pas Bashën si lider, i cili sipas tij nuk ka bërë asgjë që prej 2021, megjithëse amerikanët shpallën non-grata Berishën.

'Për hir të një mijë e një gjërave do dalin me një tezë për bashkim të demokratëve. Do bëhen deal për 4 apo 5 mandate. Nuk ka mundësi të marr qoftë me parti tjetër qoftë kështu siç është. Sot Rama teorikisht sipas linjës së tij logjike i ka dhënë vulën pasi do të fitojë zgjedhjet 2025. Mund të jetë për Bashën një marrëveshje që e shtatorit 2021, për të sjellë këtë luftën, sepse nuk do kishte aksion për të rrëzuar pasi numrat dhe shifrat e treguan, për të mbajtur edhe non gratën e Berishës  si vatër të ndezur. Për të patur një Basha as mish as peshk.

Që nuk prodhoi as politikë, një Lul nul. Basha nuk arriti të bëhet lider edhe pas grushtimit që amerikanët i bënë Berishës. Qasja e Bashës si proamerikan që solli vizat, ministri më i suksesshëm, tregoi që nuk diti të bëjë një luftë dhe të shkërmoq një plak të syrgjynosur në katin e gjashtë nga banja që i drejtohet njerëzve si ritual, që është bërë makth për banorët.'

Haklaj shpreh mbështetjen e tij për Bashën në kuadër të rekursit në Gjykatën e Lartë për vulën e partisë.

'Ndarja aq e madhe sa është e vështirë për t'u bashkuar. Tani grupi tjetër, Kulluri e Alibeaj. Kulluri foli në emër të 105 mijë votave. Kulluri nuk ishte fare. Alibeaj një herë tha të bëjmë rekurs, më pas tha jo. Ne kërkojmë rekurs në GJL. Pasi Gjykatën e Lartë i kërkon Apelit të bëjë gjykim të plotë. Apeli nuk ka bërë gjykim të plotë. Gjithçka ka qenë ujdi Berisha Rama. Ia shpëtoi mandatin në parlament.

Me lejen e Ramës nesër protesta për lirimin e Berishës. Berishës i intereson të mos bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Ti marrë deputët një nga një. Dhe të bëhet partie erë. Prandaj kërkuam menjëherë të bëhet rekurs. Thirrëm Harkun Euroatlantik. Ne do të jemi alternativë konkurruese në zgjedhje. Por rekurs dhe padi penale. Për falsifikim formularësh. Dokumentacioni i një partie vuloset me vulën e përgjithshme dhe jo me vulën e një dege.'

Sipas Valterit zgjidhja është të bashkohet e djathta, me Bashën dhe Berishën. Të tilla gjëra kanë ndodhur sipas tij në politikë, kur liderët kanë akuzuar njëri tjetrin e më pas janë bërë bashkë në koalicion.

'Jam politikan i ri por mbaj mend kur Meta 6 muaj para se të bënte koalicion me Ramën, e shante si kryetar i sektit të spiunëve. Berisha të gjitha ministrat që i ndenjën sipër tankut, i mori sërish në 2005 u bënë ministrat. Azgan ti nuk u bëre ministër se nuk i dole kundër. Në politikë never say never.

Në tavolinën e shahut, herë Mata ka qenë dama dhe Berisha mbreti, Basha as nuk ka qenë deri tek oficeri. E ka lëvizjen vetëm anësore. Nuk e drejtë. Basha ka pasur mundësi vetëm të shkonte anash të kthehet prapa. Edhe kur bënte marrëveshje me Ramën do shkonte një herë tek babi. Ka qenë i punësuar me x % aksione, i futur në koorporatën familjare. Berisha e quan si pronë. Unë kalama kam qenë tek PD.

'Siç e ka Meta atë që një herë bëhet kryetar, një herë president, një herë këngëtar, derisa të shkoj në Rrogozhinë.' 

Valteri hodhi dhe akuza ndaj deputetëve të Rithemelimit si dhe Belind Këlliçit të cilët sipas tij paguhen tjetër kund për të dalë para bashkisë në protestë. 

'E di vet Bello ku i merr lekët. Ka të tjerë demokratë të shkolluar. Unë jam datëlindja 91. Ky në 90 ka ardhur në krye. Ne po vdesim politikisht, ai dreq majë ballkonit do të dirigjojë si do vejë politikën shqiptare. Kam hall se mos e arrestojnë Bashën para akuzave të mia, për 21 janarin. Luli e ka frikë drejtësinë.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/07/2024 12:41

    Luli vocēr zari Sali Bajgēs s'vlen as pēr roje rushi. Imagjinoni ti jepet drejtimi i shtetit Shqiptar Lulit tē vocēr me ktē Haklajn. O zot na ruaj nga kto lloi Pallash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj