Studiuesi Tare për Report Tv: Zjarri në Finiq dogji gjithë zonën arkeologjike! Duhet të krijohet shërbim për ruajtjen e parqeve

Gjithë zona e parkut arkeologjik të Finiqit e cila u përfshi nga flakët mesditën e 8 gushtit, është djegur dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe monumentet antike. Kështu deklaroi në një intervistë për Report Tv, eksperti për trashëgiminë kulturore, Auron Tare, i cili tha se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha. Duke ju referuar pamjeve, ku një pjesë e parkut arkeologjik, duket e paprekur, për studiuesin, ato janë vetëm dherat e hedhura nga gërmimet dhe nuk ka pasur bimësi që të marrë flakë. Sipas Tares nxehtësia e madhe ka dëmtuar gurët antike, dhe nga shirat që do të vijnë më pas, mund të thërrmohen.

‘Problematika e Finiqit është një dritare për të parë problematikën dhe mënyrën si mund të korrigjohet, përmirësohet apo të bëhet sa më mirë të jetë e mundshme. Ky zjarr ishte jashtëzakonisht shumë i dëmshëm. Ajo që ju shikoni, është i gjithë parku kombëtar arkeologjik. Finiq është një nga kryeqendrat e botës antike. Teatri, që ju shikoni, është një nga teatrët më të mëdhenj të botës antike. Merr 15 mijë persona. Butrinti ka qenë një fshat krahasuar me madhështinë e Finiqit, pavarësisht se nuk është promovuar.

Zjarri i tillë, në fakt aty është prekur e gjithë zona arkeologjike. Ajo që duket e paprekur janë vetëm dherat e hedhura nga gërmimet që nuk kanë pasur bimësi. Nxehtësia e madhe dëmton gurët dhe shirat që do të vijnë më vonë mund t’i thërrmojnë. Aty ka një zjarr masiv dhe gjithë sipërfaqja e parkut është djegur. Bimësia e tij është një bimësi më e ulët, por zjarri ka qenë shumë intensiv. Janë djegur sipërfaqe të tëra me objekte arkeologjike. Teatri ju shikoni vetëm skenën e pa djegur, e gjithë pjesa e teatrit është djegur. ’- tha Tare.

Problem kombëtar për ekspertin Tare, mbetet ruajtja e parqeve arkeologjike. Studiuesi thotë se duhet të krijohet një shërbim për ruajtjen parqeve arkeologjike në mbarë vendin, në mënyrë që të shmangen katastrofa të tilla.

‘Debate është si të ruajmë parqet e tjera, nga kjo lloj katastrofe e tillë. Parku i Butrintit është 29 m2. Nuk e ruan më njeri, ruan vetëm pjesën e monumenteve, por në park në gjithë shtrirjen mungon ruajtja.

Në vitet 2000 Finiq ka qenë pjesë një lloj metodologjie, që bënte Butrintin dhe Finiqin bashkë. Për 4 vite Finiqi nuk u dogj. Nuk është çështja që 4 roje do të ruajnë një sipërfaqe të madhe, por roja tregon prezencën e shtetit çdo ditë, do të ishte njeri i zonës dhe do të njihte banorët, apo keqbërësin.

Janë vende të braktisura sepse nuk shikon më shtetin. Në kohën e komunizmit kishte roje. Ishin njerëzit lokal të cilët ruanin, ishin pjesa e mirëmbajtjes së përditshme. Turizmi ka mjaftueshmeri të ardhura që të nxjerrë një shërbim të tillë. Nxjerr 2 mln euro në vit. Pra çështja që ngrihet është si të krijohet një model i ruajtjes së parqeve. Si të ruajmë një hapësirë të tillë e cila është në shërbim të turizmit kulturor. Si mungon për fonde por për trutë e kokës, pasi fondet janë.’- tha Tare.

Sakaq pirromani që rrezikoi një ndër sajtet më të rëndësishme në vend ende nuk është indetifikuar. Burime policore thanë se zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, nga ndonjë banor i zonës që ka dashur të djegë barishtet, por që shkrumboi masivin pyjor rreth parkut arkeologjik dhe ullishten. 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/08/2024 03:41

    Z.Tare,si gjithemone keni shume te drejte.Sa per arsonistin,gjendet kollaj,ose ndonje bari(shteti mund te hetoje barinjte qe levizin rrotull duke gjurmuar /pingun/ e celulareve),se tani shumica e kane nga nje celular dhe si barinj qe jane,te detyruar nga tufat e stanet,nuk pershkruajne distanca te medhaja,ose levizin aty rrotull,ose nga ndonje fermer qe ka prone,ose ka marre me qira ndonje toke aty afer.Po gjetet piken nga filloi zjarri me perafersi e gjeni dhe fermerin qe ka filluar flaket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi