Studiuesit britanik e japonez
fitojnë çmimin Nobel për mjekësi

Studiuesit britanik e japonez <br />fitojnë çmimin Nobel për mjekësi
Studiuesi britanik, John Gurdon, dhe japonezi Shinya Yamanaka kanë fituar Çmimin “Nobel” për Mjekësi.

Komiteti i Nobel-it për Fiziologji dhe Mjekësi në Institutin Karlonska në Stokholm në lidhje me këtë vendim, janë shprehur se “Asambleja e Nobel-it në Institutin Karolinska ka vendosur të ndajë Çmimin “Nobel” për Mjekësi për John Gurdonin dhe Shinya Yamanakan. Ata kanë zbuluar se qelizat e pjekura mund riprogramohen për t’u bërë pluripotente”, u shpreh anëtari i Komitetit të Nobel-it, Goeran Hansson.

Sipas tij, zbulimi ka “revolucionarizuar të kuptuarit se si zhvillohen qelizat dhe organizmi”.

Çmimi Nobel për Mjekësi është i pari i dhënë për vitin 2012. Çmimi për Fizikë do të shpallet të martën, për t’u pasuar nga ai për Kiminë të mërkurën, për Letërsinë të enjten dhe për Paqe të premten.

Çmimi për Ekonomi, i cili nuk është në mesin e çmimeve origjinale, por është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë në vitin 1968, do të jepet më datë 15 tetor.
Ditë më parë, grupi përgjegjës për ndarjen e çmimeve “Nobel” lajmëroi se është detyruar të zvogëlojë shumën e parave për fituesit.
Fondacioni “Nobel” do të ulë të gjashtë shumat nga 10 milionë korona suedeze në 8 milionë, një rënie kjo nga 1.5 milion dollarë në 1.2 milion.

Fondacioni u shpreh se shkurtimi është i nevojshëm në mënyrë që të sigurohen para edhe për çmimet e viteve të ardhshme.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën