Studiuesit japin përgjigje: Ja pse
gratë jetojnë më gjatë se burrat

Studiuesit japin përgjigje: Ja pse<br />gratë jetojnë më gjatë se burrat
Ideja se pse gratë jetojnë më gjatë se burrat është tashmë e njohur. Por  studiues të ndryshëm kanë ndërmarrë studime për të mos e parë këtë thjesht si një rastësi.  Një studim i ri, rezultatet e të cilit janë pasqyruar në faqen e “Huffington Post” në Amerikë, tregon se dallimet mes jetëgjatësisë së  burrave dhe grave filluan të shfaqeshin  në fund të 1800-es.

Për të realizuar hulumtimin, studiuesit analizuan informacionin e siguruar  nga njerëz të lindur në mes të 1800 dhe 1935,  në 13 vende  të zhvilluara. Hulumtuesit  gjetën se gjatë kësaj periudhe, norma e vdekjes në mes  burrave dhe grave ishte e ulët. Por, duke filluar në 1880, norma e vdekjes ra me ritme  shumë më të shpejta në mesin e grave, duke çuar në dallimet në normat e vdekshmëris mes sekseve.

Sipas hulumtuesve,  edhe pse jetëgjatësia më e madhe tek  grate shihet si normale  në ditët e sotme , ajo është në fakt një dukuri relativisht e re demografike që u shfaq në mesin e njerëzve të lindur në fund të shekullit të 19-të.

Për shembull, në mesin e njerëzve të lindur para 1840, normat e vdekjes ishin gati të njëjta për burrat dhe gratë e një moshe të caktuar. Ndërsa më vonë, për njerëzit e lindur në mes 1880 dhe 1899, normat e vdekjes për burrat e moshave 50 deri në 70 ishin 1.5 herë më të mëdha se ato për femrat e së njëjtës moshë.

Ndërsa sipas të njëjtit studim, në mesin e njerëzve të lindur pas 1900, norma e vdekjeve të meshkujve 50 dhe 70-vjeçar ishte dyfishi i femrave të së njëjtës moshë. Përsa i përket shkaqeve të vdekjes, sëmundjet kardiovaskulare shihen si shkaku kryesor i normave më të larta të vdekjeve tek meshkujt. Goditjet nga sëmundjet e  zemrës llogariten si shkaktare të vdekjeve  për më shumë se 40 për qind te meshkujve, kundrejt vdekshmërisë së femrave.

U vu re që njerëzit ishin shumë të prekshëm nga sëmundjet kardiovaskulare, kur sensibiliteti nga shkaqe të tjera, të tilla si infeksionet, filloi të bjerë- shprehen studiuesit.

Yndyra e trupit  ka tendencë që të shpërndahet në mënyra të ndryshme mbi trupat e burrave në krahasim me të grave, çka i bën burrat më të prekshëm nga rritja e peshës. Hulumtuesit  i kanë publikuar  rezultatet e studimit në revistën “Proceedings” të  Akademisë Kombëtare të Shkencave. 

Studimet e ardhshme do të mund të vënë në dukje dallimet e tjera midis gjinive, duke përfshirë dhe ndryshimet gjenetike, që mund të luajnë një rol të rëndësishëm  në rritjen e rrezikut të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës  – konkludojnë  studiuesit. /ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane