Studiuesit besojnë se përmes dushit të nxehtë mund të djegim më shumë kalori se sa duke bërë ushtrime.
 
Hulumtuesit në Universitetin Loughborough pretendojnë se efektet e këtyre dy veprimtarive mund të jenë krejtësisht të ngjashme.
 
“Ngrohja pasive”, siç e quajnë ata  mund të ketë efekt pozitiv edhe në kontrollin e sheqerit në gjak e në djegien e kalorive.
 
Doktor Steve Faulkner i cili udhëhoqi eksperimentin me 14 njerëz u shpreh se dushi i ngrohtë është i dobishëm edhe për reduktimin e inflamacionit kronik dhe dibatit.
 
Por disa minuta në vaskë ndërthurur edhe me ecje në natyrë, padyshim që mund të jetë metoda më e mirë që metabolizmi të jetë i harmonizuar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com