Studiuesja nga Akademia e Sllovenisë letër të hapur në mbështetje të 'Albanologjisë': Shpërbërja me pasoja të rënda, qeveria shqiptare të tërhiqet

Studiuesja nga Akademia e Sllovenisë letër të hapur në mbështetje të 'Albanologjisë': Shpërbërja me pasoja të rënda, qeveria shqiptare të tërhiqet

Kërkuese shkencore në Shqipëri prej më shumë se një dekade, studiuesja Natasa Gregoric Bon nga Akademia së Shkencave dhe Arteve në Slloveni ka shpjeguar pse mbyllja e Akademisë së Studimeve ALbanologjike është në dëm të shkencës shqiptare. Ajo ka nënvizuar punën e jashtëzakonshme që ASA ka bërë gjatë këtyre viteve që ka funksionuar si strukturë e pavarur nga Akademia e SHkencave.

Si thekson përmes bashkëpunimeve me të huajt 'Albanologjia' bëri të mundur thellimin e shkencës në Shqipëri dhe njohjen e studimeve shqiptare edhe në botën e huaj akademike.

Letra e plotë e studiueses Natasa Gregoric Bon

Lajmi për shpërbërjen brenda natës të  Akademisë së Studimeve Shqiptare (Akademia e Studimeve Albanilogjike, ASA)  nga Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sporteve  ishte një tronditje e madhe - jo vetëm për punonjësit e shumtë të Akademisë, por edhe për shumë akademikë shqiptarë dhe  të huaj, si dhe për publikun e gjerë.

Si një antropologe që kryen kërkime në Shqipëri për më shumë se dekadë, ASA Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, IAKSA, kanë luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tim kërkimor profesional dhe personal. Ashtu si shumë studiues të tjerë të huaj që bëjnë kërkime në studimet shqiptare, ne kemi shumë vite kërkime bashkëpunuese me ASA-n, disa prej të cilave kanë marrë formën e paneleve të konferencave ndërkombëtare, seminareve dhe botimeve.

Ka shumë e shumë arsye pse ASA dhe IAKSA janë të rëndësishme si për qarqet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi. Sidomos në fushën e shkencave sociale dhe humane, ku kërkimet e tyre kontribuojnë shumë në njohjen e shoqërisë, kulturës dhe artit shqiptar në të shkuarën dhe të tashmen. Shpërbërja e këtij institucioni nënkupton shpërbërjen e punës dhe përpjekjeve të tij në shkencat shoqërore dhe humane për më shumë se një dekadë, gjë që bëri të mundur praninë e studimeve shqiptare në qarqet akademike ndërkombëtare.

Prandaj, unë e mbështes me gjithë zemër këtë institucion të rëndësishëm shqiptar dhe kolegët që janë pjesë e tij, hulumtimet dhe bashkëpunimi i të cilëve kanë qenë gjithmonë një referencë e rëndësishme, nëse jo vendimtare, për kërkimin tim në Shqipëri. I bëj thirrje qeverisë shqiptare që ta tërheqë mbrapsh këtë akt dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje më të mirë duke komunikuar me kolegët tanë studiues për ASA-n. Të dialogosh dhe të dëgjosh, janë vlera shumë të rëndësishme, veçanërisht në botën e sotme mjaft të trazuar. Për më tepër, historia na mëson se gjërat dhe njerëzit nuk mund të fshihen ose shpërbëhen brenda natës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne. Shpërbërja e ASA-së nënkupton jo vetëm shpërbërjen e një institucioni, por edhe të marrëdhënieve, vlerave dhe besimit, të cilat janë të nevojshme për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia si moter: 04/06/2023 17:35

    Kush je ti qe do ti japesh mend institucioneve Shqiptare moj studiuese qe nuk ke qullosur as nje gje per vete .Qeveria Shqiptare e di vete ju mos nderhyni ne punet e vendit tim .jeni bere si goret qe nuk pushojne .shume mire qe u bashkua me Akademin e Shkencave .

    Përgjigju
  • Eri: 04/06/2023 12:24

    Kjo sllovenia me emer serb ja ka fut kot. Me thoni nje sukses te kesaj strukture qe duhet tja mesojme brezave te rinj. Vetem miqesi me studiusit greke. Qe dihet cfare sjell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar

Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar