SHBA- Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zgjuan të premten nën një shtresë debore, të shoqëruar nga temperatura polare nën -20 °C dhe erë me shpejtësi deri 60 kilometra në orë.
Si pasojë janë pezulluar rreth 4 mijë fluturime në gjithë vendin, ndërsa trenat në New England lëvizin shumë ngadalë.
Zyrtarët thonë se të paktën 16 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e temperaturave të ulëta dhe stuhisë që përfshiu pjesën veriore të brigjeve të Atlantikut.
Ndërkaq, guvernatorët e dy shteteve, New York dhe New Jersey, kanë shpallur gjendjen e emergjencës, si dhe kanë këshilluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkaq janë mbyllur të gjitha shkollat publike, ndërsa gjatë natës janë mbyllur edhe disa autostrada.
Moti i keq, me borë, erëra të forta dhe me një temperaturë -23 gradë, është duke u spostuar drejt Kandasë.
Minimumi i temperaturave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u verifikua gjatë natës, në Embarrass në Minnesota, ku termometri shënoi -38 gradë.
Shërbimet meterologjike, kanë bërë të ditur se gjatë ditëve të para të vitit, sasia e dëborës në Boxford, në Boston ka shkuar në 45 centimetra, gjithashtu edhe në disa zona të New York-ut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com