Stuhi dëbore e temperatura rekord, i ftohti kaplon Pekinin

Stuhi dëbore e temperatura rekord, i ftohti kaplon Pekinin

Njerëzit mbajnë një litar ndërsa zbresin në një pjesë të akullt të Murit të Madh të Kinës

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka regjistruar temperatura nën zero gjatë muajit dhjetor që nga viti 1951, pasi që një valë e ftohtë ka përfshirë zonat veriore dhe qendrore të Kinës, duke sjellë stuhi dëbore dhe temperatura rekode.

Kjo është ngrica më e madhe që është regjistruar ndonjëherë në Pekin që kur filluan regjistrimet në vitin 1951. Kryeqyteti kinez regjistroi nëntë ditë radhazi me temperatura nën minus dhjetë gradë Celsius.

Pjesë të Kinës veriore dhe qendrore janë prekur nga të ftohtit e acartë këtë muaj, ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe autostradat disa herë për shkak të stuhive të borës.

Temperaturat në 78 stacione meteorologjike nëpër Kinë arritën nivelet më të ulëta rekorde për muajin dhjetor, ndërsa temperaturat mesatare këtë muaj, në veri dhe disa pjesë qendrore të Kinës, arritën në nivelet më të ulëta rekorde të vendosura në vitin 1961, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Ky vit ka sjellë mot ekstrem në kryeqytetin kinez pasi që, gjashtë muaj më parë, Pekini kishte regjistruar edhe ditën më të nxehtë të qershorit, pak më shumë se 40 gradë Celsius.

Ndërkohë, edhe disa pjesë të Japonisë veriore dhe Koresë së Jugut po përballen me mot të ftohtë ekstrem- me reshje të mëdha dëborë dhe temperatura të ulëta.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale