Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, e kufizuar qarkullimin e trafikut.
Stuhia ka vijuar për më shumë se një orë, duke lënë pas pemë të rrëzuara, por pavarësisht kësaj, ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Bashkisë së Tiranës ka bërë që situata të normalizohet shpejt.
Forcat e zjarrfikëses së kryeqytetit, Policisë Bashkiake dhe ndërmarrjes nr 1 dhe nr 2 të qytetit dolën menjëhere në terren dhe aktualisht po punojnë për heqjen e pemëve të rrëzuara nga era e fortë.
Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore. Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet. Ju lutem kujdes në trafik gjersa të jenë pastruar gjithë akset. Të gjitha pemët e dëmtuara do të rimbillen.
Kryebashkiaku Erion Veliaj