Të paktën dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pasi stuhia Dana solli shira të dendura që goditën Spanjën, duke shkaktuar përmbytje të shpejta që detyruan mbylljen e linjave të metrosë së Madridit.
Mediat spanjolle thanë se një burrë u gjet i vdekur nga policia gjatë një përpjekjeje shpëtimi në një rrugë pranë qytetit të Bargas, ndërsa një 20-vjeçar humbi jetën ndërsa shpëtimtarët u përpoqën ta arrinin atë në qytetin e Casarrubios del Monte, raporton CNN.
Ndërsa një grua 55-vjeçare është raportuar e zhdukur në komunën e Valmojado.
Imazhet e publikuara nëpër rrjete sociale treguan makina të përmbysura dhe banesa të dëmtuara në Spanjën qendrore të hënën.
Në komunitetin e Aldea de Fresno, në rajonin e Madridit, po ashtu rezultojnë të zhdukur babë e bir, makina e të cilëve u rrëmbye nga rrjedha e ujit.
Banorët në Madrid ishin udhëzuar nga autoritetet e qytetit që të qëndronin brenda të dielën, kur stuhia Dana do godiste vendin.
Agjencia shtetërore meteorologjike, AEMET, lëshoi një paralajmërim për Madridin, Toledon dhe Kadizin, duke parashikuar fillimisht se reshjet e dendura të shiut do të vazhdonin në Madrid për 12 orë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12031
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Puthi me forcë futbollisten, ish-kreu i Federatës spanjolle shpallet fajtor! Ia hedh me gjobë
20 Shkurt, 14:12
-
Shkatërrohet rrjeti mafioz rus i pastrimit të parave me bazë në Spanjë, pjesë e bandës edhe shqiptarë
20 Shkurt, 11:36
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41
-
Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë
19 Shkurt, 11:19
-
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 09:52
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
VIDEO/ Vedat Muriqi shënon dopietë në La Liga, njëri prej tyre supergol
16 Shkurt, 18:53
-
Plantacion me 400 mijë rrënjë kanabis/ Goditet grupi i drogës në Spanjë, mes tyre shqiptarë (VIDEO)
15 Shkurt, 15:16
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit
13 Shkurt, 16:22
-
Kongresi i Ndërkombëtar i Ligjit 2027 në Shqipëri, Rama mban fjalën në Madrid: Njerëz nga shumica jonë po japin llogari para drejtësisë, e dinim e s'pendohemi
8 Shkurt, 11:26