Stuhia, trageti këput litarët
bllokon punën në portin e Vlorës
Qafë Thanë, bllokohen 20 kamionë

Stuhia, trageti këput litarët<br />bllokon punën në portin e Vlorës<br />Qafë Thanë, bllokohen 20 kamionë
VLORE- Moti i keq dhe reshjet e shoqëruara me stuhi kanë shkaktuar probleme në portin e Vlorës. Mediat raportojnë se mëngjesin e sotëm trageti i linjës Vlorë-Brindisi i cili prej 16 muajsh nuk funksionon ka këputur litarët dhe ka dalë në cekëtinë duke penguar punën normale në port.

Trageti, në momentin e këputjes së litarëve ka qenë pa marinar në bord dhe është spostuar midis dy kalatave. Sipas specialistëve të portit kjo situatë e rëndë mund të bllokojë totalisht punën në portin e Vlorës pasi tragetet dhe anijet tregëtare nuk mund të manovrojnë dhe rrezikohen nga ky traget.

Forcat detare po përpiqen që me dy rimorkiatorë ta nxjerrin anijen në det dhe ta riankorojnë në mol, por kjo duket e pamundur pasi dallgët e kanë zhytur anijen në rërë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dalë nga itinerari I lëvizjes rreth 16 muaj më parë për shkak të procedurave me shtetin italian dhe që prej asaj kohe kjo anije ka qenë problem për punën normale në portin e Vlorës duke mos ditur ku ta çojnë.

Ish-pronarët kanë problem me shtetin italian dhe prokuroria e Vlorës së bashku me atë italiane e kanë nën sekuestro prej 2 muajsh këtë traget. Ndërkohë po kërkohet ndihmë edhe nga Durrësi për nxjerrjen në kalatë të këtij trageti me vlerë 300 mijë euro. Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se ky traget rrezikon të përplaset me anijet e tjera nëse kushtet klimaterike do të përkeqësohen në vijim, raporton Ora news.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta