Stuhitë e dëborës, policia: Nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve pa zinxhir

Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.  

Policia bën thirrje për përdorim të gomave dimërore dhe të zinxhirëve, pas thuajse të gjitha akset e vendit kanë prezencë ngricash.

Policia shprehet se nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir. Gjithashtu ajo apelon që të ulet shpejtësia, të shmangen parakalimet e gabuara.

Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)