Suarez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij në fushën e lojës. Pas episodeve në kampionatin e ishullit, në Premier League , sulmuesi është kapur mat në një ndeshje tjetër duke goditur kundërshtarin.
Suarez nuk e mbajti dot veten gjatë ndeshjes me Kilin me rezultatin 2-0 duke goditur me grusht në fytyrë mbrojtësin kilian Jara në minutën e 33 të takimit, por shpëtoi pa u ndëshkuar pasi arbitri nuk e pa.
Megjithatë pritet një ndëshkim i rreptë nga FIFA për gjestin antisportiv që bëri në fushë. Ndëshkimi mund të shkojë deri në tre ndeshje. Uruguaji ka 13 pikë në klasifikimin e Amerikës Jugut duke e bërë të vështirë kualifikimin në kampionatin botëror.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com