TIRANE- Të pyetur nga Shqiptarja.com, punonjës të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit deklaruan dje se numri i subjekteve që nuk përditësojnë të dhënat e tyre është shumë i lartë. Ndërkohë, sipas tyre, institucione apo ndërmarrje shtetërore i përditësojnë me vështirësi të dhënat e tyre.
Në rastin e Bankës së Shqipërisë, një gjë e tillëështë e dukshme. Por nuk veprojnë kështu të gjitha subjektet me pronësi shtetërore. Kështu, në rast se kërkon në faqet online të Regjistrit Kombëtar, aty pasqyrohen të gjitha të dhënat e përditësuara të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, të tilla si Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, apo Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që sapo iu kthye shtetit, pas aventurës shqiptare të çekëve të CEZ Group.
/Shqiptarja.com