Subjektet me paga të nëndeklaruara në ‘sitën’ e Tatimeve

Subjektet me paga të nëndeklaruara në ‘sitën’ e Tatimeve

Subjektet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve do të jenë objekt i kontrollit të tatimeve përgjatë këtij viti. Në fokus të këtyre kontrolleve do jenë sektori i sigurimeve, medias, ndërtimit dhe arsimit që nga auditimet e njësie anti inforalitet janë konsideruar si sektorë me risk.

Mësohet se në sitë do kalojnë jo vetëm tatimpaguesit me paga të nëndeklaruara të punonjësve të tyre, por edhe subjekte të tjera që nuk deklarojnë shpenzimet me qëllim mosdeklarimin real të qarkullimit, ata që i shmangen përgjegjësisë tatimore, tatimpaguesit me rritje të të ardhurave, por ulje të detyrimit të TVSH-së si dhe ata që rezultojnë me raportin jo normal mes blerjeve dhe shitjeve që kryejnë.

Tatimet parashikojnë që këtë vit të hartojnë edhe regjistrin për individët më të pasur në vend, ndërtimi i një databaze me të dhëna për pasuritë e tundshme dhe të patundshme që synon identifikimin dhe vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja