Subjektet private u detyrohen 1 miliard dollarë Tatimeve

Subjektet private u detyrohen 1 miliard dollarë Tatimeve

Foto ilustruese

Detyrimet që biznesi ka ndaj Tatimeve kanë arritur në rreth 1 miliard dollarë. Shifra është bërë publike nga vetë administrata tatimore, e cila saktëson se një pjesë e këtyre detyrimeve nuk mund të quhen përfundimtare, pasi janë në procese gjyqësore. “Deri në prill të vitit 2018, borxhi ka arritur në 104 miliardë lekë”, tha dje Flora Lamçe, përgjegjëse e sektorit të borxhit në Tatime. Borxhi tatimor arriti kulmin në fillim të vitit të kaluar, kur kërceu në shifrën 1.4 miliardë dollarë. Por, përmes një ligji të posaçëm, qeveria fali rreth 500 milionë dollarë detyrime të bizneseve. “Gjatë vitit të kaluar borxhi u ul me 35 për qind falë punës së administratës, por edhe ligjit të fshirjes”, vijon Lamçe. Nga ligji i faljes përfituan reth 195 mijë biznese.

Edhe pse aministia tashmë ka përfunduar, bizneseve debitore sërish u ofrohet mundësia për të paguar me këste. “Nëse pranohet kërkesa e tatimpaguesit, ai lidh marrëveshjen e pagesës me këste me operatorin rajonal, por njëkohësisht paguan dhe 20% të detyrimit që ka për të paguar”. Rreth 35 për qind e borxhit tatimor i përket vetëm një grushti kompanish, kryesisht në fushën e naftës dhe lojrave të fatit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare