Sudan, 62 viktima nga përmbytjet shkatërruese (VIDEO)

Të paktën 62 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në Sudan, në veri-lindje të Afrikës, pasi rreshjet e shumta përmbytën gjithë territorin e vendit, duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Rreshjet e pandërprera që nga muaji korrik, veç shkatërrimeve, kanë detyruar rreth 200,000 njerëz në të gjithë Sudanin të shërngulen nga tokat e tyre.

Shumë fshatra në veri të Kryeqytetit tashmë ndodhen nën ujë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SUNA, rreshjet e shiut kanë prekur 17 nga 18 provincat e Sudanit.

Në Kryeqytetin Khartoum, aty ku takohen lumenjtë e Nilit të bardhë dhe blu, janë përmbytur të paktën 35.750 shtëpi, rreth dy të tretat e të cilave janë rrënuar plotësisht.

Autoritetet e vendit kanë nxjerrë ushtrinë nga gazermat për të siguruar ndihma për të pastrehët.

Rreshjet kanë përmbytur shumë rrugë dhe kanë dëmtuar mjaftë objekte dhe struktura veçanërisht në periferin jugore të vendit.

Fatkeqësia natyrore ka shkaktuar gjithashtu dëme në burimet ushqimore. Rreth 36 mijë kokë bagëti janë mbytur.

Sezoni i rreshjeve në Sudan pritet të vazhdojë deri në fund të muajit tetor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj