Sudan/ Lejuan zgjatjen e mandatit të presidentit, çdo parlamentar merr 40 mijë euro si një dhuratë

Sudan/ Lejuan zgjatjen e mandatit të presidentit, çdo parlamentar merr 40 mijë euro si një dhuratë

Pamje nga rrugët e Sudanit

Dyzet mijë dollarë për blerjen e një makine. Kjo është dhurata e presidentit Salva Kiir për anëtarët e dy dhomave të parlamentit të Sudanit pasi këta të fundit kanë miratuar modifikimin e Kushtetutës, duke lejuar zgjatjen e mandatit të tij deri në vitin 2021.

Mandati i presidentit duhet të mbaronte këtë vit por për shkak të luftës së përgjakshme civile që ka përfshirë vendin, Salva Kiir u shpreh se një situatë e tillë nuk lejon zgjedhje të lira dhe propozoi zgjatjen e mandatit të tij.

Edhe pse kjo shumë parash iu dha deputetëve për të blerë makina, vlen për t’u përmendur që rrugët në Sudan nuk ekzistojnë. Ndërkohë që presidenti e ka justifikuar shpenzimin e tij duke u shprehur se ligjvënësit duhet të kenë aftësinë për të lëvizur lirshëm.

Që nga viti 2013, dhjetëra mijëra njerëz në Sudan kanë vdekur, mbi tre milion kanë dashur të largohen nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre dhe mbi 70% e popullatës ka nevojë për ndihmë humanitare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen