Sudan/ Përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim mes ushtrisë dhe forcave paramilitare

Sudan/ Përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim mes ushtrisë dhe forcave paramilitare

Blloku rajonal afrikan planifikon të dërgojë në Sudan presidentët e Kenias, Sudanit të Jugut dhe Xhibutit në një përpjekje për të vendosur paqe mes ushtrisë dhe forcave paramilitare në Sudan, ndërsa tensionet sa vijnë e përshkallëzohen. Njoftimin e bëri përmes një postimi në rrjetin Twitter, Presidenti s Kenias William Ruto.

Të dielën në kryeqyetin Kartum pati luftime të përgjakshme mes ushtrisë dhe forcave paraushtarake , që sipas njoftimeve të deritanishme kanë shkaktuar vdekjen e dhjetra civilëve e plagosjen e qindra të tjerëve. Sipas disa dëshmitarëve, në përleshjet e së dielës ushtria e Sudanit duket se rimori situatën nën kontroll.

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën mes forcave të armatosura të udhëheqra nga Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë, RFS, të udhëhequr nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.Deri në publikimin e lajmit njoftohet se 59 civilë, tre prej të cilëve punonjës të Kombeve të Bashkuara dhe dhjetra luftëtarë u vranë si pasojë e përleshjeve, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë informuan se më shumë se 600 persona janë plagosur.

Konflikti ka nisur për shkak se palët nuk po bien dakord mbi mënyrën se si do të përfshihen në ushtri forcat paramilitare ndërsa synohet krijimi i një qeverie kalimtare. Që prej puçit ushtarak të vitit 2021, Sudanin e kanë udhëhequr gjeneralët ushtarakë.

Të dielën, televizioni shtetëror i Sudanit ndërpreu transmetimet, një veprim që punonjësit thanë se kishte për qëllim parandalimin e transmetimit të propagandës nga forcat paramilitare që po luftojnë me ushtrinë për kontrollin e kryeqytetit. Forca e Mbështetjes së Shpejtë tha se kishte marrë kontrollin e televizionit shtetëror dhe objekteve të tjera strategjike.

Punonjësit e medias shtetërore, pa pranuar të identifikoheshin, thanë se autoritetet kishin ndërprerë sinjalet e transmetimit pasi forcat paramilitare kishin hyrë në ndërtesën kryesore të transmetuesit shtetëror në Omdurman dhe kishin përdorur rrjete radiofonike për të transmetuar programe propagandistike. Gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters në kryeqytetin Kortum dhe disa qytete të tjera të Sudanit thanë se transmetimi në kanalin kryesor televiziv shtetëror u mbyll të dielën pas disa orësh përsëritje të materialeve të regjistruara. Edhe transmetimet e radios shtetërore u ndërprenë.

Përshkallëzimi i tensioneve është shoqëruar me thirrjet e ndërkombëtarëve për paqe. Shtetet e Bashkuara, Kina, Kombet e e Bashkuara, Arabia Saudite, Bashkimi Europian dhe Bashkimi Afrikan kanë bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të dhunës. Sudanezët po jetojnë një tjetër periudhë pasigurie ndërsa OKB-ja thotë se rreth 16 milionë njerëz, ose një e treta e popullsisë së vendit, tashmë varen nga ndihmat humanitare./VOA

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen