Sudentët e UB panair për të gjetur
punë,Xhaçka: Mënyra më e mirë

Sudentët e UB panair për të gjetur<br />punë,Xhaçka: Mënyra më e mirë
Panairi i karrierës, që njihet si panairi që ka për  qëllim përafrimin me tregun e punës të studentëve duke qenë urë dhe mundësi e mirë, për të  krijuar marrëdhënien me sipërmarrësit privatë është hapur sot.

Studentët e universitetit bujqësor patën mundësinë të ofrojnë produktet dhe aftësitë e tyre.

Ky ka qenë edhe qëllimi i aktiviteti ku ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mbajti dhe fjalën e rastit.
 
Çështja e punësimit është e rëndësishme për të gjithë dhe është koha për të konsideruar se çfarë mund të bëjë sistemi arsimor për të forcuar lidhjet me tregun e punës. Aftësitë janë bërë të domosdoshme  për tu rritur profesionalisht dhe për të siguruar një karrierë nesër. Pyetja që ngre sot për të cilën ftoj kolegët dhe të pranishmit këtu që të mendojmë së bashku, është se si sistemi arsimor i mesëm dhe i lartë mund ti përgjigjet më mirë sfidës së punësimit tuaj me një rol aktiv në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës", tha ministrja Xhaçka.
 
Panairi i karrierës u organizua nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në bashkëpunim me ministrinë e Mirëqenies sociale dhe rinisë, ministrisë së arsimit dhe sportit si dhe Bashkia Tiranë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi