Studimi: Gratë mëngjarashe kanë nuhatje më të fortë

Studimi: Gratë mëngjarashe kanë nuhatje më të fortë

Foto ilustruese

Shkencëtarët kanë zbuluar një anomali biologjike që mund të ndryshojë mënyrën se si ne e kuptojmë ndjenjën tonë të nuhatjes.

Studimi i botuar në revistën “Neuron”, tregon se disa njerëz mund të nuhasin normalisht, pavarësisht se mungon pjesa e trurit që konsiderohet të jetë thelbësore për aromën.

Sipas BBC, mungesa e “llambave” mund  të shkaktojë anosminë, që do të thotë të mos jesh në gjendje të nuhasësh.

Fenomeni prek më së shumti gratë mëngjarashe dhe asnjëherë nuk është zbuluar tek burrat.

Shkenca shpjegon se kur aromat hyjnë në hundë, ku ato ndikojnë në mbaresat nervore, më pas krijohet një sinjal elektrik që udhëton deri në një pjesë të specializuar të trurit të quajtur llamba olfaktuese.

Ato përpunojnë sinjalet që vijnë nga hunda për të shpjeguar atë që ne po nuhasim.

Studiuesit në Institutin e Shkencave Weizmann në Izrael kanë gjetur njerëz që kanë një sens normal të nuhatjes edhe pse kanë më pak receptorë në pjesën e trurit që përcakton aromën.

Fenomeni nuk është zbuluar asnjëherë tek burrat, por është i pranishëm në më shumë se 4% të grave mëngjarashe.

Prof Sobel tha se ai nuk kishte "asnjë të dhënë" pse gjinia dhe pjesa e dorës janë të përfshira.

Ekziston një numër idesh, por vetëm më shumë hulumtime do të tregojnë se cila është më e sakta.

Një mundësi është që gratë të kenë llamba ose pjesët e trurit që zhvillojnë nuhatjen, por ato janë aq të vogla sa nuk mund të zbulohen në skanimet e trurit.

Por nuk shpjegohet se si ato e kanë aftësinë e nuhatjes aq të mirë me atë pjesë truri aq pak të zhvilluar.

Një shpjegim tjetër është aftësia e trurit për t'u përshtatur, e njohur si plasticitet.

Nëse një fëmijë ka lindur pa llamba nuhatëse, atëherë ndoshta një pjesë tjetër e trurit merr përgjegjësi për shqisën e nuhatjes.

Por studiuesit kanë ngritur një shpjegim më të diskutueshëm, ku argumentojnë se llamba mund të mos përfshihen në njohjen e aromave dhe në vend të kësaj kanë një rol të ndryshëm, potencialisht për gjetjen e një erë në vend që ta identifikojnë atë.

"Është një alternative dramatike”, tha Prof Sobel.

Prof Cobb, autor i librit të ardhshëm “Aromë”, ka thënë se truri është shumë fleksibël dhe mund të kompensojë mungesën e llambave për nuhatjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)