SUEDI- Shënohet dita e 18 nga hyrja në grevë urie e një grupi emigrantësh shqiptarë jashtë zyrave të emigracionit, në qytetin e Gävle në Suedi. Janë gjithsej 8 persona, të grupmoshave të ndryshme, dhe kërkojnë me ngulm azil dhe leje qëndrimi pasi deklarojnë se në Shqipëri kërcënohen me jetë nga gjakmarrja.
Silvana, njëra prej femrave në grevë, ka bërë disa ditë më parë një deklaratë të fortë për mediat suedeze: “Jemi në grevë urie, duam t’u tregojmë të gjithëve në Suedi se Shqipëria nuk është një vend i sigurt. Jam e sigurt për atë që na pret po na kthyen në Shqipëri, vdekja.”

(Në foto: Shqipëria nuk është e sigurtë, na jepni një shanc. Nuk do të kthehemi pasi jemi të vdekur.) FOTO të tjera
Në fakt këta emigrantë janë në pritje të dhënies verdiktit pas marrjes në shqyrtimit të rastit të tyre nga ana e autoriteteve suedeze. Ata pretendojnë me çdo kusht azilin politik, ndërsa dy prej tyre, ditë më parë, kanë marrë një përgjigje negative.
/Shqiptarja.com

FOTO