Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Suedisë disa orë pasi u emërua si kryeministrja e parë grua e vendit. Ajo e ndërmori vendimin e dorëheqjes pasi pësoi një humbje në parlament ndërsa votohej buxheti i paraqitur nga qeveria. Pas këtij zhvillimi partneri i saj në koalicion, partia e Gjelbër u largua nga qeveria.
“Për mua, ka të bëjë me respektin, por gjithashtu nuk dua të drejtoj një qeveri ku mund të ketë arsye për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj”, tha zonja Andersson në një konferencë shtypi.
Ndërsa refuzoi projektbuxhetin e qeverisë parlamenti votoi në favor të propozimit të paraqitur nga opozita që përfshin Demokratët e Suedisë, një parti populiste e krahut të djathtë.
Partia e tretë më e madhe e Suedisë i ka rrënjët në një lëvizje neo-naziste. Votimi ishte 154 me 143 pro propozimit për buxhetin të paraqitur nga opozita. Zonja Andersson është ushëheqëse e Partisë Social Demokrate.
Kujtojmë se Andersson u zgjodh me 117 vota pro, 174 kundër dhe 57 abstenime. Në sistemin parlamentar të Suedisë, mbështetja e shumicës nuk kërkohet për t’u zgjedhur kryeministër, por një kandidat duhet të mos ketë një shumicë absolute ose më pak se 175 deputetë kundër tyre. Magdalena Andersson, një ish-kampione noti për të rinj, e filloi karrierën politike në 1996 si këshilltare politike e kryeministrit të atëhershëm, ndërsa 7 vitet e fundit ka shërbyer si ministre financash.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.6%
-
JO
76.4%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5545
Lajme të tjera
-
'Kilin e morëm lehtë’, Ylber Ramadani: T’i tregojmë trajnerit që e meritojmë ftesën në Kombëtare
24 Mars, 17:55
-
‘Lojtarët janë në ankth për listën e Europianit’, Sylvinho: Me Suedinë do ketë ndryshime në formacion
24 Mars, 17:48
-
Humbja me Kilin hidhet pas krahëve, Kombëtarja rinis stërvitjen për Suedinë! Tjetër lojtar gati për Sylvinhon
23 Mars, 18:42
-
VIDEO/ Historike për Shqipërinë, Lara Colturi në finalet e Kupës së Botës në Ski në dy disiplina
10 Mars, 16:04
-
Suedia zyrtarisht vend anëtar i NATO-s
7 Mars, 17:55
-
Suedi/ Ra në lumë, dy kosovarë shpëtojnë burrin e dehur, momenti kur e nxjerrin nga lumi (VIDEO)
29 Shkurt, 19:52
-
Çfarë duhet të dini për rrugën me gunga e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO
27 Shkurt, 13:10
-
Frikë në Suedi, mesfushori 28-vjeçar i kombëtares nuk mund të marrë frymë pa aparatura
27 Shkurt, 11:18
-
Dalin në shitje biletat e miqësores Suedi - Shqipëri
27 Shkurt, 10:06
-
Hungaria miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO! Hasani: Shqipëria e mirëpret, do forcojë sigurinë e rajonit e të aleancës
26 Shkurt, 17:40
-
Kombëtarja/ Miqësorja e dytë e marsit, konfirmohet ora e ndeshjes së 25 marsit mes Suedisë dhe Shqipërisë
13 Shkurt, 18:28
-
‘Durimit tonë po i vjen fundi’, NATO paralajmëron Orban: Hungaria të mos e vonojë pranimin e Suedisë në Aleancë
8 Shkurt, 08:47