Patrick Modiano
STOKHOLM, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ - Francezi, Patrick Modiano, fitues i Çmimit Nobel të Letërsisë tha se beson se do të zhvillohet një lloj i ri të shkruari me ndihmën e internetit dhe medias sociale.
I pyetur mbi impaktin që kanë mediat e reja në të shkruar, Modiano tha se teknologjitë e reja mund të frymëzojnë shkrimtarët e ardhshëm që të "kapin fragmente" dhe ndoshta kjo do të sjellë një mënyrë të re shkrimi.
"Në një farë mënyre memorja stimulohet nga sfida e gjërave që ndodhin dhe zhduken shumë shpejt, dhe duhet t'i përgjigjemi kësaj sfide të re", tha ai në selinë e Akademisë Suedeze
Si shkrimtar, fituesi i Npbelit krahasohet me Marcel Proust-in. Shumica e mbi 30 veprave të tij përqëndrohet në pushtimin Gjerman të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryesisht në Paris.
Akademia Suedeze e vlerësoi atë për artin e "memorjes me të cilin ai ka paraqitur fatet më të pakuptueshme të njerzve dhe zbuluar jetën gjatë pushtimit".
Modiano pritet të marrë çmimin e tij Nobel të Letërsisë nesër.
Të mërkurën ai do të marrë Çmimin Npbel të Letërsisë gjatë një ceremonie në Stokholm njëkohësisht me fituesit e çmimit të ekonomisë dhe shkencave.
Ndërsa Çmimi Nobel për Paqen do të jepet në Oslo, Norvegji./
/G.S/