Suedi, vila në veri të Stokholmit
 që shitet për vetëm një kronë

Suedi, vila në veri të Stokholmit<br /> që shitet për vetëm një kronë
Një vilë në qytetin Gavle, 160 kilometra në veri të Stokholmit, shitet për vetëm një kronë suedeze, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Siç shkruan portali suedez "Local", shtëpia e ndërtuar në stilin e Rilindjes, kushton vetëm një kronë, përkatësisht 0,11 dollarë.
 
Në shpallje theksohet se blerësi pas blerjes duhet të rinovojë vilën tërësisht dhe të hyjë në të.
 
Në rast se nuk gjendet blerësi, shtëpia mund të rrënohet për shkak të vjetërsimit.
 
Blerësi eventual i cili është i gatshëm të investojë para të mjaftueshme në rinovimin e saj do ta shpëtonte shtëpinë nga rrënimi.
 
"Do të ishte dëm i madh të humbasim këtë shtëpi e cila është pasuria jonë shumë e madhe", ka thënë Svante Helmbaek Tirén, suedezi i cili ka nisur një grup në Facebook për të shpëtuar vilën.
 
Zyrtarët e portit suedez, i cili është pronarë i shtëpisë, theksojnë se interesimi për vilën tashmë është i madh sepse kjo shtëpi është e "veçantë".
 
Vila është ndërtuar në vitin 1864, ndërsa në vitin 1882 është rinovuar për herë të fundit.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)