SUEDI- Qeveria e re e qendrës së majtë suedeze ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës, duke u bërë kështu i pari vend europian që ndërmerr këtë hap. Lajmin e bëri të ditur kryeministri suedez Stefan Lofven.
Asambleja e Përgjithsme e OKB-së miratoi njohjen “de facto” të shtetit sovran të Palestinës në vitin 2012, por Bashkimi Europian dhe shumica e vendeve të unionit ende nuk kanë bërë njohjen zyrtare.
Për palestinzët, veprimi i Suedisë do të jetë një nxitje për të mirëpritur ambiciet e saja. Me reputacionin e saj si një ndërmjetëse në çështjet ndërkombëtare dhe me një zë të fuqishëm në politikën e jashtme të BE-së, vendimi mund të bëjë që edhe vendet e tjera t’i kushtojnë vëmendje, në një kohë që palestinzët po kërcënohen vazhdimisht për shtetësnë. Megjithatë, me shumë gjasa Suedia do të kritikohet nga Izraeli, SHBA dhe BE, sipas të cilëve një shtet i pavarur palestinez duhet të dalë vetëm nëpërmjet një procesi të negociar.
Brenda BE-së, vende të tilla si Hungaria, Polonia dhe Slllovakia e njohin Palestinën, por ata e kanë ndërmarrë këtë hap përpara se të bashkohen me bllokun 28 anëtarësh. Palestinezët duan një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet
Jeruzalemin Lindor. Ndërsa kufinjtë e Gazës janë të përcaktuara qartë, territori i asaj që do të përbënte Palestinën në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, të cilat do të përcaktohen vetëm nëpërmjet negociatave me Izraelin, për të mundësuar një zgjidhje me 2 shtete, negociata të cilat aktualisht janë pezulluar.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com