BRUKSEL - Në Bruksel ka negociata që vazhdojnë në lidhje me pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave. Kjo negociatë ka vazhduar dhe Suedia e mbështet negociatën dhe nëse vendoset, apo kur të vendoset, Suedia do të jetë në mbështetje të atij vendimi”. Z.Patrik Svensson, i ngarkuari me Punë i Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri në një intervistë për “Shqiptarja.com” dhe “A1 Report’ deklaron se është e papranueshme për vendin e tij rritja e numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Diplomati suedez kërkoi që politikanët në Shqipëri të plotësojnë tre kriteret e vëna nga BE për marrjen e statusit, ndërsa në Kuvend të kalohen tre ligjet e mbetura peng.
Z.Ambasador, po shikoja reagimin e ambasadës tuaj, ku i quani spekulime lajmet në media se vendi juaj, Suedia do të kërkojë pezullimin e rregjimit të kalimit pa viza për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Sa shqetësues është fluksi i azilkërkuesve në vendin tuaj?
Sigurisht që numri i azilkërkuesve ndryshon nga viti në vit dhe varet nga vendet e ndryshme të botës. Vitin e shkuar kemi patur një rritje shumë të madhe të azilkërkuesve në Suedi. Nëse i referohem shifrave të fundit për vitin 2011 kemi patur 30 mijë kërkues azili, ndërsa në 2012 kemi patur 44 mijë dhe në 2013 presim të kemi 54 mijë azilkërkues. Nga Ballkani Perëndimor që nga viti 2009 kemi patur mbi 20 mijë azilkërkues. Sigurisht gjithë këto numra bëjnë një presion shumë mbi sistemin e azilkërkuesve që është në Suedi dhe sigurisht që janë shumë të kushtueshëm për taksapaguesit suedezë. Më lejoni të them se ne kemi qenë në mbështetje të fortë të liberalizimit të vizave si për ballkanin perëndimor dhe për Shqipërinë. Ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta bëjmë, por ky sistem duhet respektuar dhe nuk duhet abuzuar me të. Sigurisht që është e drejta e njerëzve që të kërkojnë azil, por sigurisht kjo e drejtë duhet të jetë e bazuar në arsye të forta dhe bindëse. Mënyra se si e shohim ne këtë gjë, që më shumë se 20 mijë persona kanë kërkuar azil që nga 2009, është një numër tepër i madh që ka ndodhur pas liberalizimit të vizave dhe kjo nuk është e pranueshme. Kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë mes autoriteteve shqiptare dhe ato suedeze gjatë dy viteve të fundit.
Ju bëtë një vizitë në Shkodër, nëntorin e vitit të shkuar, zona nga vijnë më shumë azilkërkuesit në vendin tuaj. Paralajmëruat popullsinë vendase dhe autoritetet shqiptare. Sa ndikoi kjo vizitë te ulja e numrit të azilkërkuesve drejt Suedisë?
Në të vërtetë nuk mund të përgjigjem se sa ka ndikuar ky mesazh publik drejtuar autoriteteve publike. Sigurisht që unë e theksova edhe në Shkodër që e drejta e liberalizimit të vizave duhet respektuar dhe nuk duhet abuzuar me të.
Ky nuk është një shqetësim vetëm i Suedisë, janë edhe vendet e tjera të pasura të BE-së. Ju flisni për disa rregullime në rregulloren e Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të shtetasve nga Ballkani perëndimor. Çfarë keni parasy8sh me këtë dhe çfarë qëndrimi do të mbajë Suedia?
Në Bruksel ka negociata që vazhdojnë në lidhje me pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave. Kjo negociatë ka vazhduar dhe Suedia e mbështet negociatën dhe nëse vendoset, apo kur të vendoset, Suedia do të jetë në mbështetje të atij vendimi. Mendoj se është e rëndësishme që ky mekanizëm i pezullimit të liberalizimit të vizave do të jetë arsye për të pezulluar një apo më shumë vende, por idea është për të parë numrin në rritje të azilkërkuesve të disa vendeve të caktuara. Mendoj se është e rëndësishme të shtoj që ky mekanizëm i pezullimit të liberalizimit të vizave nuk është me objektiv të caktuar për një rajon apo vend të caktuar.
Përballë presionit në rritje nga vendet e BE-së, autoritetet shqiptare po përdorin një formë jo shumë demokratike, bllokimin e shqiptarëve në pikat kufitare dalëse. Është kjo rruga e duhur për të ndaluar largimin e azilkërkuesve?
Autoritetet suedeze e respektojnë ligjin, respektojnë edhe shqyrtimin e dokumenteve të azilkërkuesve që ata plotësojnë, por sundimi i ligjit dhe shteti i të drejtës është mbi të gjitha dhe kjo duhet respektuar, si nga autoritetet ashtu edhe nga qytetarët.
Po bëj një paralele historike. Suedia, këtu e mëse një shekull më parë ka patur një histori të dhimbshme emigrantësh që u larguan nga vendi për një jetë më të mirë. Tani jeni një vend i pasur dhe shumë të varfër të përfitojnë nga mirëqenia juaj. Me çfarë preteksti shqiptarët vijnë të kërkojnë të ardhmen e tyre në Suedi?
Sërish, nuk mund të spekuloj për çdo rast. Që të marrësh azil, arsyeja duhet të jetë e vlefshme, por asnjëherë arsyeja e vlefshme nuk ka qenë papunësia dhe varfëria.
Kalojmë në një moment tjetër. Po diskutohet për Shqipërinë, marrjen e statusit të vendit kandidat. Ju si i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Suedisë në Shqipëri mendoni nëse ky vend është gati?
Mund të them se Shqipëria mund të kishte qenë, në rast se do të ishin plotësuar tre kushtet kryesore, që ishin në raportin e Komisionit Europian. Sigurisht do kishte qenë më gati nëse do të ishin ndjekur ato rekomandime që ishin të shkruara në atë raport të dhjetorit 2012. Megjithatë duhet të theksoj se nuk ishin vetëm këto tre kushte, që do të bënin progresin, por të gjitha rekomandimet që i ishin dhënë Shqipërisë dhe duhet progres i vazhdueshëm në të gjitha pikat. Disa nga pritoritet kyçe të komisionit janë plotësuar, disa po vazhdojnë të plotësohen dhe disa kanë nevojë për më shumë progres. BE, secili nga vendet kanë kërkuar që të ketë më shumë progres në sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar. Suedia ka qenë gjithmonë pro zgjerimit të BE-së duke përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Turqinë, por sigurisht kjo duhet të jetë një përqasje bazuar te merita për të gjitha vendet individualisht.
Besoj ju i keni ndjekur debatet politike në Shqipëri dhe ka një përplasje mes PD dhe PS. Ka një peticion të kryetares së Kuvendit kundër kreut të opozitës për të miratuar tre ligjet që kanë mbetur peng në Kuvend. Sipas jush, janë këto ligje të mbetura peng në Kuvend, apo ato tre prioritete që përmendet më lart? Cilat janë pangesat kryesore të Shqipërisë për të marrë festën për statusin?
Mendoj se të gjitha gjërat janë të kombinuara së bashku. Tri gjerat që ishin rekomanduar nga Komisioni Europian, mund të ishin miratuar nga Parlamenti. Për fat të keq nuk u miratuan në nëntor apo dhjetor. Ndosht aky ishte një test për të parë vullnetin politik si një i tërë për forcat politike, por duke thënë këtë gjë edhe tre fushat e tjera që unë ju përmenda më parë, të cilat janë lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe shteti i të drejtës, janë tre fusha të tjera ku duhet të ketë progres të vazhdueshëm, duhet të ketë një mënyrë për të parë progresin e bërë në këto tre fusha.
Besoj se ju e kuptoni se nëse 90 për qind e shqiptarëve duan të bëhen pjesë e BE-së, ata duan që të shmangin këtë krizë të thellë social-ekonomike ku janë. Ju do ta pranonit një Shqipëri të tillë, të varfër në gjirin e BE-së, vetëm pse ka dëshirë?
Mendoj se nëse ashtu siç mund të ketë qenë me vendet e tjera të mëparshme kandidate që më vonë janë bërë anëtare dhe Shqipëria i plotëson të gjitha detyrimet, edhe Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së. Të gjithë e dimë se ka dallime mes 27 vendeve anëtare të BE, të ardhura të ndryshme për banorë, standarte të ndryshme. Por përsëri të gjitha ato vende, që plotësojnë të gjitha ato detyrime dhe pranohen nga vendet anëtare, kanë të drejtë të bëhet anëtare e BE-së.
Së fundi, pa bërë profetin, z.Svensson, kur mund të bëhet Shqipëria pjesë e BE-së?
Ashtu siç e përmendët edhe ju është e vështirë për tu parashikuar dhe për shumicën e vendeve është e vështirë dhe do të duhet ca kohë. Po mendoj p.sh. për Kroacinë që këtë verë do të bëhet anëtare e BE-së. Nëse e kujtojmë mirë, Kroacia nisi negociatat për anëtarësiomin në BE tetë vite më parë, në 2005 dhe tani në 2013 mund të bëhet anëtare. Kjo mund të tregojë se sa kohë duhet për tu bërë anëtare e BE-së. Mund të them se shpejtësia e një procesi mund të jetë edhe më e shkurtër, apo më e gjatë. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, nëse do të kishte edhe vullnetin politik për ta realizuar këtë gjë.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com