Suela Bedeni me detyrë inspektore e Përgjithshme e Shërbimit Informativ të Shtetit është liruar nga kjo detyrë.
Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, vend të saj është emëruar Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Vendimi
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.