Suela Konjari: Jam krenare
që jam pjesë e PD-së

Suela Konjari: Jam krenare<br />që jam pjesë e PD-së
TIRANE - "Do doja të isha në gjumë, duke parë këtë ëndërr të frikshme, nesër të zgjohesha.....shumë shpejt do ta ndjejmë e prekim të gjithë atë që mbollëm në 23 qershor. Por do të jetë vonë,shumë vonë....”

Këto fjalë janë një pjesë e një mesazhi të gjatë nënshkruar nga aktorja  dhe drejtoresha e teatrit të Metropolit, Suela Konjari, postuar në faqen zyrtare të këtij teatri, një institucion shtetëror, në varësi të Bashkisë së Tiranës, punonjësit e të cilit paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Si drejtoreshë e këtij teatri, Suela Konjari rendit frazë pas fraze, një mesazh tejet politik, madje militantesk e të papranueshëm për pozicionin e saj si drejtuese e një institucioni shtetëror.

Ajo vijon më tej: “…e përsëri unë nuk do të rresht së ndjeri krenare që jam pjesë e PD-së me SHQIPTARIN e vërtetë e BURRIN e MADH të SHTETIT, me politikanin e përmasave botërore, vizionar siç di të jetë veç ai, me SALI BERISHEN, që me dashuri, sakrifica, punë e përkushtim, shkroi historinë më të ndritur të DEMOKRACISE në vendin me regjimin më të egër komunist. Tashmë nuk më mbetet tjetër veç t’i lutem ZOTIT të na falë! Përzemërsisht Suela Konjari”.

Ndërsa e lexon këtë postim, mendon se është një truk. Nuk mund ta besosh se si një aktore e shkëlqyer si ajo, të jetë njëkohësisht aq militante sa të mos e ndajë dot detyrën dhe përgjegjësinë publike nga pasioni vetjak për politikën.

Mesazhi i saj ka ngjallur reagime të menjëhershme. Shumë komentues e dënojnë militantizmin e skajshëm të drejtoreshës Konjari, aq më tepër të shprehur përmes një mesazhi të tillë në një faqe publike që mban përsipër emrin e një teatri publik, e që ka postuar deri më dje vetëm materiale, fotografi dhe mesazhe artistike nga shfaqjet e shumta që ka ngjitur në skenë.

Mesazhi në faqen zyrtare të institucionit, ku drejtoresha gjykon popullin shqiptar që me votën e lirë përzuri nga pushteti Sali Berishën, dhe e gjykon në atë mënyrë sikur të kishte përzënë vet Jezu Krishtin, është mjaft fyes për të gjithë votuesit e 23-qershorit. Ndaj komentuesja O.C. i shkruan Konjarit se “Zonja në fjalë është e lirë të prononcohet si të dojë në profilin e saj personal!

Fakti që drejton një institucion si Teatri i Metropolit,nuk i jep aspak të drejtë ta personalizojë këtë institucion të lirë ARTI dhe të përdorë profilin e tij për mendimet e saj personale!”. Përdorja e institucionit nga drejtoresha për t’i bërë propagandë Berishës ka irrituar të gjithë ata që e kanë parë.

Kush je ti që në emër të teatrit flet çudira??? Me c'të drejtë morale e ngre atë shqetësim kaq personal tëndin në nivel të një faqeje që e kemi pëlqyer për hir të një diçkaje aspak vetjake??? Shko moj merru me punët e teatrit…! Ndërsa O.C shkruan se:

“Sa keq që një status i tillë, ku mbartet kaq shumë dhimbje e pikëllim nuk iu dedikua të ndjerit, të madhit Roland Trebicka,të jashtëzakonshmit Sulejman Pitarka, të adhurueshmit Agim Qirjaqit...e shumë figurave të ndritura, të larta, të artit shqiptar!

Sa keq që ata kurrë nuk e morën ate që meritonin nga ky vend! Sepse ky vend është i destinuar të mitizojë njerëz të zakonshëm, të rastësishëm, që marrin në dorë fatin e një shteti!”…Komente ka pa fund, por le ta lëmë me kaq këtë incident me drejtoreshën e një institucioni, që për motive të përkushtimit militantesk deri më sot paska kujtuar se e ka pronën e saj Teatrin e Metropolit dhe faqen zyrtare të tij.

suela konjari

(Foto: Faksimile e shenimit te qe ka publikuar drejtoresha e Teatrit te Metropolit, Suela Konjari)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im