Falë një golit të realizuar në minutën e fundit të ndeshjes Partizani ka fituar 2-1 në Ballsh përballë Bylisit. Me anë të kësaj fitoreje Partizani ka kapur në krye të renditjes Skënderbeun dhe tani të dyja janë me nga 19 pikë.
Partizani e Skënderbeu janë dy skuadrat e vetme të Kategorisë Superiore që nuk njohin humbjen në këtë fillim kampionati (6 fitore e 1 barazim secila). Ndeshja ndaj Bylisit ishte e vështirë për Partizanin që u gjend shpejt në disavantash pas golit që shënoi Peposhi në minutën e 6-të.
Gjithsesi të kuqtë kanë reaguar menjëherë dhe vetëm një minutë më pas, në 7’, Batha ka barazuar. Me këtë rezultat të dyja skuadrat i janë afruar fundit të ndeshjes, ku Xhevahir Sukaj ka shënuar golin që i dhuroi fitoren Partizanit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com