Teatri i fëmijëve ka dhënë mbrëmë në sallën e Teatrit Kombëtar shfaqjen e parë të sezonit artistik “Rozi dhe kopshti magjik”.
Kjo pjesë teatralo-muzikore do të ngjitet sërish në skenë në mbrëmjen e sotme.
Drejtoresha e Teatrit të Fëmijëve Monika Lubonja e konsideron suksesin e shfaqjes si një ogur të mirë për ngritjen e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve krahas atij të kukullave, ku ka filluar veprimtaria artistike e këtyre aktorëve të vegjël.
Fëmijët me sinqeritetin e tyre në aktrim kanë emocionuar publikun me kërcimet dhe këngët e tyre. Shfaqja “Rozi dhe kopshti” është shkruar enkas mbi temën e mire-ushqyerjes dhe respektimit të natyrës dhe njohjes së saj.
Me skenarin e Rovena Roxhanit dhe muzikën e Adrian Hilës fëmijët kanë përcjellë për publikun situata gazmore, por edhe informuese mbi vlerat e ushqimeve në mënyrë të të tillë që mbahen mend nga fëmijët.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

VIDEO