Suksesi i Bunk’Art frymëzon turizmin
Do të hapen edhe objekte të tjera

Suksesi i Bunk’Art frymëzon turizmin<br />Do të hapen edhe objekte të tjera
TIRANE-  “Bunk’Art” ishte dallëndyshja e parë që lajmëroi se disa objekte të periudhës së diktaturës mund të shërbejnë për të tërhequr turistët. Numri i lartë i vizitorëve që tërhoqi dhe vazhdon të tërheqë ai objekt antibërthamor ndërtuar nga Enver Hoxha më 1978, janë shembull i qartë se objekte të tjera të sistemit Komunist duhet të ekspozohen për vizitorët, dhe këtë e lajmëroi drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, Sonja Popa, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Popa tha se ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes kanë ngritur grup pune dhe po punojnë për të identifikuar këto objekte të cilat do rehabilitohen, dhe do jenë në funksion të turizmit për ta bërë këtë të fundit sa më atraktiv. Gjatë seancës dëgjimore për përcaktimin e zonave me përparësi deputetët dhanë sugjerimet e tyre për të pasur një turizëm të zhvilluar dhe se çfarë duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Jo vetëm nostalgjikë të regjimit komunist, por edhe të rinj shqiptarë e të huaj janë shtyrë nga kureshtja për të parë se çfarë është një bunker dhe për çfarë ka shërbyer ky objekt. Kjo ka bërë që "Bunk’Art" të mirëpresë mijëra vizitorë, duke çuar numrin e tyre në mbi 35 mijë nga dita e hapjes.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut