Gara e dytë sezonale sprint e Formula 1, e zhvilluar këtë të shtunë në Miami, është fituar nga piloti i McLaren Lando Norris. Kampioni në fuqi i botës në Formula 1 ia doli pikërisht në pistën ky dy vite më parë arriti të fitonte Çmimin e Parë të Madh në Karrierë. Ky triumf për Norris pritet të ketë rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen e sezonit, pasi është suksesi i parë për 2026.
Gjithsesi gara sprint e Miami, që ishte me 11 xhiro, rezultoi tejet e suksesshme për skuderinë McLaren pasi edhe vendi i dytë u zu nga piloti Oscar Piastri.
Ferrari mori vendin e tretë dhe të fundit në podium falë Charles Leclerc, i cili zmbrapsi sulmet e Antonelli-t në fillim të garës, duke e akuzuar atë në radio se e kishte penguar përtej asaj që lejohet. Vendi i pestë shkoi për 4 herë kampionin e botës Max Verstappen, i cili fitoi një duel me Lewis Hamilton.
Çmimi i Madh i Miami-t në Formula 1, që rikthehet pas gati 1 muaji ndërprerje, do të zhvillohet të dielën në orën 22:00. Deri më tani vendin e parë për pilot e mban italiani Kimi Antonelli me makinën Mercedes, i ndjekur nga shoku i skuadrës George Rusell. Pas tyre janë dy pilotët e Ferrarit Charls LeClerc dhe Leëis Hamilton.
Komente







