TIRANE - Gianni De Biasi ka vendosur të gjithë futbollistët nën komandën e tij pas shumë disa ditësh nga fillimi i përgatitjeve në qytetin Durrësit. Ekipit i është bashkuar edhe mesfushori i talentuar nga Greqia, Ergys Kace, Valdet Rama por edhe të rinjtë Ilir Berisha, Azdren Llullaku, Abrashi, Gjasula dhe Basha duke e plotësuar grupin për ndeshjen me Norvegjinë.
Në konferencë për mediat, sulmuesi Azdren Llullaku është shprehur mjaft optimist për një rezultat pozitiv në debutimin e tij me Norvegjinë. “Kam një emocion të vecantë që do të vesh për herë të parë fanellën e Shqipërisë në një ndeshje, e cila është shumë përcaktuese për fatet e Shqipërisë në këto eliminatore.
Nuk kemi qenë ndonjëherë më afër se kaq një kompeticioni me përmsa të tilla botërore. Shpresoj që të realizoj një paraqitje të mirë nëse do të jem në fushën e lojës” deklaron Llullaku. Sulmuesi luan ën Rumani me Gazmetanin.
Ndërsa i shumë përfolur, Ergys Kace pas mbërritjes në Durrës me ekipin kombëtar shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria është afër kualifikimit. “Unë besoj që Shqipëria do të shkojë në botëror, Brazili është më afër se kurrë vëllezër dhe motra”.
Por dilemat më të mëdha janë në kokën e De Biasit për këtë ndeshje se cilin do të zbresë në fushë. Sipas gjasave në portë do të jetë Berisha, i padiskutueshëm. Në mbrojtje, reparti më me shumë probleme duket se është gjetur receta.
Në mbrojte do të jetë Mavraj dhe Teli në qendër, ndërsa nga krahët Hysaj me Dallkun. Në mesfushë do të zbresin pesë futbollistë Abrashi, dy vëllezërit Migjen dhe Vullnet Basha, Agolli dhe në rolin e fantazistit do të jetë Gjasula.
Në sulm De Biasi do të luajë me një futbollit duke menduar që të sulmojë edhe nga mesfusha, pasi ka disa alternativa cilësore.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com