TIRANE - Tjetër sukses në Spitalin Amerikan në Shqipëri, këtë radhë në një ndërhyrje kirurgjikale, e cila konsistoi në largimin e një mase masive tumorale në nivel të pleurës pulmonare.
Pacientja 60-vjeçare, Sevdie Rimnica nga Kosova gjeti të vetmen shprese në Spitalin Amerikan, pasi ajo i ishte nënshtruar një sërë ndërhyrjesh. 60-vjeçares edhe në Shkup, nuk i kishin dhënë shpresë jete. Me ndërhyrjen e mjekëve të Spitalit Amerikan, kardiokirurgut torakal, Arben Kojqiqi, dhe i ftuar për të dhënë asistencën e tij në këtë ndërhyrje shumë delikat, shefi i kirurgjisë torakale në Hart Hospital, operacioni doli me sukses.
Ndërkaq, edhe kardiokirurgu Kojqiqi tregon se ishte një ndërhyrje e vështirë pasi edhe gjendja e pacientes ishte delikate, por fatmirësisht ndërhyrja rezultoi e suksesshme.
Tashme pacientja gëzon shëndet të mirë dhe po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve të Spitalit Amerikan.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com