Suksesi në Eurosong, Berisha
uron Ronën: Je zëri absolut
Rona Nishliu, që përfaqësoi vendin tonë në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor me këngën “Suus”, e ngjiti Shqipërinë në vendin e pestë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej prej këngëtares Anjeza Shahini, me këngën “Image of you”, në vitin 2004 kur Shqipëria u rendit në vendin e shtatë. Berisha uron Ronën: Përfaqësove shqiptarët në mënyrë të mrekullueshme.
TIRANE - Shqipëria është renditur në vendin e pestë në Festivalin Europian të këngës, duke arritur për herë të parë një rezultat të tillë. Rona Nishliu që përfaqësoi vendin tonë në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor me këngën “Suus” e ngjiti Shqipërinë në vendin e pestë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej prej këngëtares Anjeza Shahini, me këngën “Image of you” në vitin 2004 kur Shqipëria u rendit në vendin e 7-të në Eurosong.
Me një interpretim të ndjerë dhe emocionues Rona Nishliu u ngjit e treta në skenën e Eurosong, kënga e saj u shoqërua me duartrokitje dhe në fund arriti të mbledhë 146 pikë duke i dhënë Shqipërisë vendin e 5-të në Eurovizion. Pavarësisht se edhe në këtë edicion të Festivalit Europian të këngës mbizotëroi politika e mbështetjes me pikë për vendet fqinje, sërish Rona Nishliu arriti që me performancën e saj të shkëlqyer të renditet ndër këngët më të mira, duke u pozicionuar e 5-ta në natën finale ku konkurruan 26 shtete.
Rona Nishliu, mori pikë maksimale nga Mali i zi (10 pikë), Austria (8), San Marino (12 pikë, Belgjika (10 pikë ), Turqia (5 pikë), Greqia (10 pikë), Bosnja (6 pikë), Zvicra (12 pikë), Maqedonia (12 pikë), Italia (12 pikë), Hungaria (8 pikë), etj. pas Rusisë, Serbisë dhe Azerbajxhanit.Rona Nishliu është krahasuar me këngëtaret Chaka Khan e Aretha Franklin pas performancës në Eurovision.
Fituese e Eurovizionit që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit u shpall Suedia, të cilën e ka përfaqësuar Loreen me këngën “Euphoria”. Vendi i dytë ka shkuar për gjyshet e Rusisë, më pas u renditën Serbia dhe Azerbajxhani, dhe Shqipëria me vendin e pestë, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj në këtë kompeticion madhështor të muzikës evropiane.
BERISHA URON RONEN: PERFAQESIMI, I MREKULLUESHEMKryeministri Berisha ka uruar këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar për suksesin e arritur në festivalin Evropian të këngës. Zyra e shtypit Kryeministrisë bën me dije se "Kryeministri Berisha i telefenoi mënjëherë pas përfundimit të festivalit, këngëtares, Rona Nishliu dhe i përcolli asaj urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer si dhe për përfaqësimin dhe interpretimin dinjitoz.
Kryeministri i shprehu asaj se për shqiptarët por jo vetëm për ata, ajo ishte zëri absolut i Festivalit dhe se i kishte përfaqësuar ata në mënyrën më të mrekullueshme.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44