Suksesi në Nju Jork, Besiana Kadare
organizon darkë për Ermonela Jahon

Suksesi në Nju Jork, Besiana Kadare<br />organizon darkë për Ermonela Jahon<br>
Pas perfomancës së mrekullueshme që pati sopranoja shqiptare Ermonela Jaho me rolin e “Ço Ço Sanit” në operën “Madama Butterfly” të Puccinit në ‘The Met Opera’ në Neë York, Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në OKB ka organizuar një festë në nder të saj. Kjo festë ka mbledhur bashkë emra të njohur të artit shqiptar si Shpëtim Saraçin, bashkëshorten e tij Mira Konçin dhe fotografi Fadil Berisha. Njoftimin për këtë ngjarje e ka bërë kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi përmes një statusi në FB. “Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në misionin pranë Unitet Nations, zj.Besiana Kadare dhe z.Fadil Berisha, për nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.

[gallery]25737[/gallery]

Kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhëm në një ambient të tillë.”, shkruan Saraçi. Gjithashtu edhe fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Shpëtim Saraçi, i cili prej pak kohësh është zhvendosur në Amerikë së bashku me familjen. Ermonela Jaho ka perfomuar rolin e “Ço Ço Sanit” duke sjellë emocione të forta në skenë dhe u shoqërua me ovacione të shumta nga audienca, por edhe me vlerësime nga kritika, siaps së cilës “Ermonela Jaho interpretoi rolin e “Ço Ço Sanit” me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilant, dhe arriti të ”robërojnë” audiencën me vuajtjen e personazhit kryesor.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi