Një makinë ka marrë flakë në ecje në zonën e mbikalimit të Sukthit. Mësohet se mjeti që ka marrë flakë, me targat AA 728OI është në pronësi të shtetasit SH.H.
Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar djegie të plotë të automjetit.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasoje një shkëndije elektrike, ndërkohë që makina ka patur rrjedhje dhe të karburantit.
Komento