Sula: Mbani 6-8 të dënuar në një dhomë! Të ndryshojmë kodin penal për ata që i fusni në burg për 1 gram kokainë! Manja: S’ka mbipopullim

Deputeti i PD, Dashnor Sula i ka drejtuar pyetje ministrit të Drejtësisë për burgjet dhe mori shembull burgun e Peqinit duke thënë se qëndrojnë 6-8 persona në një dhomë. Ndërsa Ulsi Manja u shpreh se nuk ka mbipopullim të burgjeve.

“Duhet të reflektojmë, të ndryshojmë kodin penal, për ata të rinj që kapen me një gram hashash apo kokainë, dhe fillojnë enden burgjeve. Kemi burgje me 6-8 persona një një dhomë burgu, në peqin psh. c’a do bëhet në këtë drejtim? Sa masa ka marrë ministria e Drejtësisë për të përmirësuar situatën në vendet e vuajtjes së dënimit, familjarët shkojnë ende me çanta me ushqime”, tha Sula.  

“Amnistia nuk mund të jetë zgjidhje, jam dakord me ju. Kemi ngrtitur një gruip pune dhe shpresojmë të kemi kodin e ri penal, ku do refektohen prioblematikmkat e vërejturea. Amnisttia është akt human.  Nuk kemi mbipopullim të burgjeve, jemi brenda kapacitetit. Institucioni i vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë, të shërbëje për gjykatën e apelit në tiranë.  Në 80 % të burgjeve kemi mbyllur dyqanet, kemi kaluar në shërbimin online. Marrin shërbim si cdo qytetar tjetër.

Kemi mungesë në policinë e burgjeve, është fakt. Kemi depozituar projektligjin, pengesë ishte vendosur kriteri i moshës, u ka mohuar të drejtën  një kategorie të gjere njerëzish. Duke e hequr do e zgjidhim. Edhe trajtimi financiar ka qenë problem. Nga 1 shtatori policët e burgjeve trajtohen njësoj si ata të policisë së shtetit”, tha Manja.


Lajmi kryesor:

‘Drejtësia’, 300 mln lekë shtesë për institutin e të miturve! Manja: Po punojmë për Amnistinë Penale! Sula: S’është zgjidhje! Të rishikohet Kodi Penal


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik