Sula: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria! Call Center-at s’po lidhin dot kontrata të reja shërbimi, qeveria asnjë ndihmë për biznesin

Sula: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria! Call Center-at s’po lidhin dot kontrata të reja shërbimi, qeveria asnjë ndihmë për biznesin

Foto ilustruese

Mungesa e vendeve të punës për të rinjtë po rrezikon boshatisjen e vendit. Kështu shkruan deputeti Dashnor Sula duke akuzuar qeverinë që po çon drejt falimentit biznesin vendas me patronazhistët dhe mungesën e ndihmës. Me anë të një statusi në Facebook, Sula thotë se ‘Call Center’-at që ishin mundësi punësimi e mirë për të rinjtë nuk po lidhin kontrata të reja shërbimi me kompanitë e huaja për shkak të pasurigurisë kibernetike.

Sula thotë se shkak për këtë është rrjedhja e të dhënave pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe sulmet kibernetike. Deputeti demokrat shprehet se qeveria nuk bën asgjë për të ndihmuar sektorin privat.

Postimi i plotë

Patronazhistët dhe mungesa e ndihmës nga qeveria po çojnë në faliment biznesin vendas!

Vitet e fundit, sektori i shërbimeve "Call Center" (Ato të ndershmit jo hajdutët me kriptomonedha) u kthye në një mundësi e mirë punësimi për shumë të rinj. Por falë qeverisë edhe kjo mundësi shumë shpejt po shuhet. Së fundmi pronarët e Call Centerave nuk lidhin dot kontrata të reja shërbimi me kompanitë e huaja për shkak të pasigurise kibernetike në vend. Sipas një artikulli të publikuar nga "Monitor" bizneset italiane kanë refuzuar të firmosin kontrata të reja në Shqipëri për shkak të rrjedhjes së të dhënave që filluan me databazën para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021 me data bazën e patronazhistëve dhe më pas edhe hakerat Iranianë.

Në kushtet kur Shqipëria po zbrazet çdo ditë, krijimi i një krize të re edhe me kontributin e mazhorancës në një sektor që gjeneron shumë vende pune për të rinjtë rrëzimon të na boshatis vendin. Vite pas publikimit të databazës me patronazhistët, qeveria ska ndërmarr anjë nismë për të informuar dhe garantuar qytetarët në Shqipëri, biznesin në vend dhe ata të huajt për sigurinë kibernetike. Kjo do na shkaktojë mijëra vende pune më pak dhe miliona euro më pak taksa të mbledhura.

Pavarësisht kontributit negativ që po jep në sektorin e Call Centerave, qeveria nuk e ve ujin në zjarr të ndërmarrë asnjë masë ndihmuese ndaj biznesit vendas. Ata shprehen se qeveria ka mbledhur shumë taksa nga rritja e çmimeve, por taksat kanë shkuar në xhepin e qeverisë dhe nuk ka asnjë ndihmë për përballimin e krizës e cila do të zërë ngusht biznesin shqiptar për të 3 vit.

Ndryshe klima e krijuar nga qeveria për sektorin privat, administrata në shtet njeh vetëm zgjerim. Qeveria shpenzon miliona euro për teknologji, madje çon edhe satelitë në hapsirë, por mesa duket satelitët dhe teknologjia nuk prodhojnë vota, ndaj siç konfirmon edhe INSTAT, punësimi në shtet është zgjeruar me 13.3% gjatë 2014-2022.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në fund 6-mujorit të parë arriti në 185,696 persona nga rreth 163,885 që u gjeten në vitin 2014. Të dhëna më të detajuara nga raportimet zyrtare tregojnë se administrata publike është fryrë me disa funksione të reja, por ndërkohë rritja më e madhe ka ndodhur në ndërmarrjet e ujësjellësit në pushtetit vendor.

Këto janë dy standardet e qeverisë: dhunim deri në falimentim të biznesit të ndershëm privat dhe fryrje të administratës. (Shpërdorim i taksave të qytetarëve për kënaqjen monetare të patronazhistëve).

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni