Sulltan Nevruzi festohet edhe në teqenë e Bllacës në Dibër, një nga vendet ku besimtarët mblidhen çdo vit për këtë ditë të shenjtë.
Në teqenë e Bllacës, besimtarët kryejnë rituale fetare, bëjnë lutje dhe ndajnë ushqime tradicionale në një atmosferë bashkimi dhe harmonie.
Zona e Dibrës njihet për ruajtjen e traditave bektashiane dhe festa e Sulltan Nevruzit aty merr një dimension të veçantë kulturor e fetar, ku përveç aspektit shpirtëror, shërben edhe si moment bashkimi për komunitetin.
Në këtë ditë, teqetë si ajo e Bllacës kthehen në vende pelegrinazhi për shumë besimtarë nga e gjithë zona dhe më gjerë.
Fjalën e rastit në mungesë të Baba Halil Currit i cili ndërroi jetë në shkurt të këtij viti, e mbajti sekretari i kësaj teqeje Bektash Jangulli i cili përshëndeti të pranishmit.
Lajmi kryesor:
Bektashinjtë festojnë ‘Sulltan Nevruzin’, dita e rigjallërimit shpirtëror! Baba Mondi: Mirësi dhe harmoni mes njëri-tjetrit











