Sulmohen më armë zjarri kisha dhe dy sinagogë në Rusi, vritet një prift dhe 6 policë, plagosen 12 të tjerë

Sulmohen më armë zjarri kisha dhe dy sinagogë në Rusi, vritet një prift dhe 6 policë, plagosen 12 të tjerë

Foto nga vendngjarja

Disa persona kanë sulmuar me armë zjarri këtë të dielë një kishë dhe 2 sinagogë, duke shkaktuar vdekjen e një prifti dhe 6 policëve, në provincën më jugore të Dagestanit të Rusisë.

Sulmet janë raportuar konkretisht në një kishë dhe një sinagogë në qytetin e Derbentit dhe në një tjetër sinagogë në qytetin e Makhachkala.

Autoritetet rajonale thonë se 12 oficerë të zbatimit të ligjit janë plagosur, megjithëse është e paqartë se në cilin qytet.

Dy qytetet janë rreth 120 km (75 milje) larg njëri-tjetrit.

Lajmi për vdekjen e priftit e dha kryetari i Komisionit të Monitorimit Publik të Dagestanit, Shamil Khadulaev.

“Sipas informacioneve që kam marrë, At Nikollaj është vrarë në kishën e Derbentit, i kanë prerë fytin. Ai ishte 66-vjeçar dhe shumë i sëmurë”, tha Khadulaev.

"Priftërinj të tjerë janë mbyllur në kishë dhe presin ndihmë", shtoi më tej.

Sipas CNN, sulmi në kishë dhe në dy senagogët ka ndodhur njëkohësisht,duke ngritur dyshime serioze për një sulm të koordinuar. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Biden dhe Trump kritikojnë ashpër njëri-tjetrin në debatin presidencial në Atlanta

Biden dhe Trump kritikojnë ashpër njëri-tjetrin në debatin presidencial në Atlanta